“Qeveria zgjidhi sot problemin e bartur dhe rënduar në vite të afro 30 mijë familjeve që nuk kanë marrë dot hipotekën e apartamentit, për shkak të shkeljeve në zbatimin e lejes së ndërtimit nga ana e ndërtuesve; të cilët pasi u kanë shitur shtëpinë apo dyqanin, janë larguar pa e hipotekuar dot ndërtimin, duke i lënë pa titull pronësie!
Rreth 18 mijë prej këtyre familjeve janë vetëm në Tiranë dhe e vuajnë këtë pasojë prej shumë vitesh pa zgjidhje.
Me këtë zgjidhje, çdo familje mund ta hipotekojë apartamentin FALAS Dhe padyshim, kjo zgjidhje, ashtu si për krejt procesin e legalizimeve, do të ketë një impakt me rëndësi edhe në ekonominë familjare, lokale e kombëtare”,-tha kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.
dy.b/shqiptarja.com