Legjenda e muzikës italiane
Adriano Celentano mbush 80 vjeç

Legjenda e muzikës italiane<br />Adriano Celentano mbush 80 vjeç<br>
Këngëtari dhe aktori i njohur Italian  Adriano Celentano ditën e sotme feston 80 vjetorin e lindjes.

Pas plot 50 vite karriere të suksesshme në skenë ai ka arritur të korrë suksese të mëdha si në muzikë ashtu edhe në filmat ku ka qenë pjesëmarrës.

Falë sukseseve dhe karrierës së tij të gjatë nëpër skenat e botës, shpeshherë atë e krahasojnë me Elvis Presleyn italian.

Talenti i Celentano dukej që në fillimet e tij kur ai u kthye në një figurë shumë të dashur për publikun italian dhe më vonë në gjithë botën.

Shumë shpejt ai korri suksese të shumta dhe arriti majat duke u shndërruar në këngëtarin më të preferuar italian qe ka shitur më shumë se 100 milionë albume.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara