Legjenda e Ramadan Sokolit,
balet në teatrin e Metropolit

Legjenda e Ramadan Sokolit,<br />balet në teatrin e Metropolit
Një libret i shkruar nga Sonila Kapidani, i bazuar mbi legjendën e fshatit të Mokrës “Si u përftua Liqeni”, shkruar nga Ramadan Sokoli do të shfaqet si premierë baleti në teatrin e Metropolit.

“Lihnida” titullohet baleti që do të sjell në skenë historinë sesi u krijua liqeni i Ohrit. Kjo përrallë do të ngjitet në skenë nga fëmijët e grupmoshës 7-10 vjeç, me të cilët Rudina Demaliaj punon prej një kohe të gjatë.
 
“Kjo gojëdhënë është qëmtuar në vitin 1957 nga Ramadan Sokoli në Malësinë e Mokrës. Ia ka treguar një fyelltar i moshuar, thatanik dhe trupdrejtë.
 
Motërzime të saj, ka dhe në zona të tjera të vendit tonë, por studiuesi ka zgjedhur ta botojë këtë sepse fjalët e bartësit kanë gdhendur imazhe mjaft të gjalla të liqenit të stërlashtë”, thotë Kapidani.
 
Ndërkohë nga ana koreografike Demaliaj shton: “Në këtë balet janë ndërthurur zhanri i baletit klasik dhe atij modern, duke ruajtur edhe motivet shqiptare. Shfaqja është e ndërtuar mbi muzikën e grupit “Celtic”. Kjo përzgjedhje është bërë për shkak të ngjashmërisë së saj me muzikën shqiptare”.
 
Vepra është e ndërtuar me dy akte. Akti i parë, tregon historinë e një fshatari dhe vajzës nëpërmjet të cilëve trajtohet problematika, që zona e Mokrës ka me mungesën e ujit dhe në aktin e dytë përshkruhet historia e vajzës që shkon për të gjetur ujë, natën pranë burimit.
 
“Kjo vepër ka një domethënie aktuale me situatën në të cilën ne po kalojmë. Njeriu në vetvete ka luftën e tij për të ruajtur dhe kujdesur për vendin ku jetojmë. Përgjegjshmëria sociale që njeriu ka ndaj tokës është linja kryesore në këtë vepër”, shton ajo.
 
Ndërkaq sipas saj janë ndërthurur elemente të legjendës si shtojzovallet, gjarpri etj. Shfaqja do të jetë në datat 20, 21, 27, 28 maj dhe 1 qershor, ora 11:00 në Teatrin Metropol. Zgjat 45 minuta.

Ramadan Sokoli

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar