TIRANE- Qytetarët kosovarë dhe ata të Luginës së Preshevës, mund të punësohen në Shqipëri njësoj si shtetasit shqiptarë pa pasur nevojë të pajisen me lejë pune. Ky ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme i marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Ky vendim heq detyrimin për pajisje me lejë punësimi në Shqipëri, për qytetarët Kosovës dhe Luginës së Preshevës, që ligji i mëparshëm i parashihte si shtetas të huaj. Ndërkohë një tjetër vendim kishte të bënte me heqjen e TVSH-së se librave.
Vendimi
Pas dy mbledhjeve që kabineti Rama dhe Thaçi ka bërë në këto 6 muaj është vendosur që të merren vendime të cilat do të synojnë rritjen e tregtisë mes dy vendeve, njehsimin e programeve të arsimit, por dhe rritjen e shkëmbimeve në sektorin energjetik. Një tjetër vendim i marrë dje ishte ai i heqjes së procedurës për aplikim leje pune për qytetarët e Kosovës dhe atyre të Luginës së Preshevës. “Me këtë vendim, qeveria shqiptare iu përgjigj pozitivisht kërkesës së bërë nga një përfaqësi e studentëve të shoqatave studentore të Luginës së Preshevës, të cilët studiojnë në Tiranë. Qeveria e kaluar i trajtonte ata sipas ligjit për të huajt dhe punësimin e të huajve, ndërsa qeveria jonë nuk i konsideron si të huaj qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës”, deklaroi Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. Sipas tij, këta shtetas nuk janë nevojë të ndjekin një proces burokratik aplikimesh për të marrë një leje pune, sepse VKM-ja u ofron mundësinë për të punuar në Shqipëri çdo shtetasi nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.
“Kjo është arsyeja pse çdo student, djalë apo vajzë e re që studion në Shqipëri dhe gjen një vend pune, do ta bëjë këtë pa burokracinë e kërkimit të lejeve të punës ose përshtatjes me kuotat e punësimit të punëtorëve të huaj që ka Shqipëria me vendet e tjera”, u shpreh ministri Veliaj. Sipas tij, pjesa më e madhe e kërkesave për leje të punës vijnë nga biznese të vogla e të mesme, të cilat krijojnë vende të reja pune. “E di që kritikët thonë se nuk ka vende pune mjaftueshëm për qytetarët e Shqipërisë, e jo më për ata të Kosovës dhe Preshevës, por dua t’ju informoj se 80% e kërkesave që ne kemi për leje pune në Shqipëri nga qytetarët e Republikës së Kosovës ose Luginës së Preshevës vijnë nga biznesmenë. Pra, njerëz që aplikojnë dhe krijojnë vende të reja pune teksa ngrenë bizneset e tyre”, nënvizoi Veliaj. Bashkë me lejet e punës, vendimi i djeshëm i Qeverisë heq edhe të tjera burokraci që lidhen me punësimin e shqiptarëve të Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Për këta të fundit, Qeveria gjithashtu ka hequr kuotat, që kufizonin numrin e të punësuarve në Shqipëri.
TVSH e librit
Në kuadër të krijimit të tregut të përbashkët, por edhe të njehsimit të programeve arsimore të dy vendeve Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka pohuar se qeveria ka miratuar vendimin për heqjen e TVSH-së prej 16% që ishte për librat, revistat dhe botimet periodike të të dyja vendeve. “Hiqet tatimi mbi vlerën e shtuar prej 16% për librat revistat, periodiket që shkojnë në Kosovë. Ky është një lajm i mirë si për lexuesit në palën kosovare ashtu edhe për ata shqiptarë”, tha Cani. Tashmë librat që vijnë nga Kosova këtu dhe anasjelltas do të jenë më lirë.
Shkrimi u publikua sot,8 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com