Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë rregullat e reja në lidhje me kufizimet dhe lehtësimeve graduale për një hapje më të madhe të bizneseve dhe lirive për qytetarët në periudhë pandemie për 3 javët në vijim.
Për 3 të hënat e ardhshme do të ketë një numër më të madh të bizneseve në punë, dhe shtim të zonave të gjelbra, por dhe ndryshime për të riatdhesuarit, ku pas 11 majit të gjithë do të vetëkarantinohen në banesën e tyre.
Konkretisht gjatë javës që vjen të hënë më 4 maj vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra në vend, ndërsa është lehtësuar udhëtimi me taksi, ku tashmë lëvizja do të jetë dhe ndërqytetëse në të gjithë vendin dhe nga 1 pasagjer mund të mbahen 2, por gjithmonë anëtarë të një familje. Gjithashtu në lidhje me të riatdhesuar ka ndodhur një ndryshim, ku ata që jetojnë në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesën e tyre dhe jo në hotelet karantinë. Ndërsa pjesa tjetër që banon në zonat e gjelbra do të qëndrojë në hotel karantinë për 14 ditë.

Për të hënën e dytë në vijim, 11 maj do të ketë një hapje më të madhe të bizneseve që përfshihen parukeritë, berberët, klinika dentare dhe dyqane në qendra tregtare. Gjithashtu do të lehtësohet qarkullimi i automjete pa autorizim brenda qarqeve në fashën e lejuar të orarit 05:00-17:30. Këtë javë të gjithë të riatdhesuarit si ato në zona të kuqe dhe ata nga zonat e gjelbra do të vetëkarantinohen në banesë, ndryshe nga një javë më parë.

Për javën e tretë në vijim, 18 maj do të kemi një lehtësim më të madh ku do të hapen dhe baret e restorantet por vetëm pjesa e jashtme e tyre, pasi çdo shërbim brenda do të jetë rreptësisht i ndaluar dhe duhet të respektohet distanca.Ndërsa në lidhje me aktivitete kulturore, artistike, sportive dhe grumbullimi i më shumë e 5 personave është rreptësisht i ndaluar. Sa për riatdhesimet, të gjithë qytetarët do të vetëkarantinohen në shtëpi.

I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat
18 Shkurt, 12:27
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
-
Dizanji i ri i ‘NEWBORN’, Rama: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale
17 Shkurt, 16:13
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
Keshtu mbaroi plani i qeverise per vjedhjen e emigranteve bravo balluku
Përgjigju