Leicester ngec në shtëpi, barazon
me penallti në minutat shtesë

Leicester ngec në shtëpi, barazon<br />me penallti në minutat shtesë
Leicester City ndalet nga West Ham në një përballje me tre gola të shënuar në 10 minutat e fundit.

'Dhelprat' arritën të mernin vetëm një barazim në limitet e minutave shtesë gjatë ndeshjes së zhvilluar sot në shtëpinë e tyre kundër West Ham.

Sulmuesi anglez i Leicester, Vardy zhblloi rezultatin në minutën e 18-të pjesës së parë. Por, gjatë pjesës së dytë miqtë u kundërpërgjigjën me Carroll, që shënoi nga pika e bardhë e 11 metrave dhe Cresswell.

Ndërsa, Vardy la lojën që në minutën e 56-të pasi morri kartonin e dytë të verdhë për simulim. Kjo e detyron sulmuesin që të mos jetë i pranishëm në takimin e ardhshëm që dhelprat do të luajnë kundër Swansea.

Ndërsa, në minutat shtesë, skuadra e Claudio Ranierit fiton një penallti që u ekzekuta me sukses nga Leonardo Ulloa, i cili u fut në lojë si zëvëndësues.

Me këtë rezultat, dhelprat shkojnë në 73 pikë, ndërsa Tottenham i vendit të dytë ka 65 pikë, por një ndeshje më pak. Tottenham do të luajë nesër në transfertë me Stoke City. Gjithsej, mbeten edhe katër javë nga fundi i Premier League.

Golat
18' Vardy (Leicester)
84’Carroll (West Ham)
86’ Cresswell (West Ham)
90+5' Ulloa (Leicester)

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)