TIRANE- Territori shqiptar si dhe legjislacioni përkatës kanë pësuar një seri ndryshimesh rrënjësore gjatë thuajse dy viteve të fundit. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, komenton disa prej zhvillimeve më të rëndësishme në territorin shqiptar që nisin nga zgjidhja e problematikës së 425 mijë ndërtimeve pa leje, deri te mënyra si do trajtohen lejet e ndërtimit në të ardhmen, veçanërisht duke parë se jemi në prag të zbatimit të reformës administrativo-territoriale.