Lejoi lokale dhe biznese në bregdetin e Spillesë, kallëzohet kryebashkiaku i Rrogozhinës

Lejoi lokale dhe biznese në bregdetin e Spillesë, kallëzohet kryebashkiaku i Rrogozhinës

Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini

Shtohen telashet me ligjin për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Beqir Nuredini. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) e ka kallëzuar penalisht. Ai akuzohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve, kryesisht lokale në zonën bregdetare të Spillesë.

Kryetari i bashkisë Rrogozhinë Beqir Nuredini është kallëzuar penalisht për “Shpërdorim detyre", parashikuar nga neni 248 te kodit penal. Nuredini me veprimet, apo mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë. Jemi të vendosur për të zbatuar ligjin dhe denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë. Prioritet janë zonat bregdetare, turistike dhe ato të mbrojtura me ligj”

Deklarata e IKMT për kallëzimin ndaj kryebashkiakut

Kallëzimi nga IKMT vjen vetëm pak ditë pas nisjes së aksionit për shembjen e objekteve në këtë zonë, por hasi në kundërshtimin e pronarëve të objekteve që janë ndërtuar. Ata deklarojnë se kanë marrë leje për të ushtruar aktivitetin në zonën bregdetare. Pas verifikimeve, IKMT vendosi që të kallëzojë penalisht kryebashkiakun.

Në muajin shkurt, Nuredinit iu bllokua pasaporta në kuadër të hetimeve për abuzimet me pronat në bregdet në zonën e Spillesë. Nuredini u zgjodh kryetar i Bashkisë në Rrogozhinë si përfaqësues i PDIU, nën siglën e koalicionit ASHE në zgjedhjet e vitit 2015.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025