Leka II: Mirënjohës rusëve që
mbështetën gjyshin tim më `24

Leka II: Mirënjohës rusëve që<br />mbështetën gjyshin tim më `24
Në një intervistë për gazetën ruse “Ekho planety” të 27 korrikut 2012, Leka Zogu II tha se ishte mirënjohës ndaj rusëve që ndihmuan gjyshin e tij Ahmet Zogu të kthehej në pushtet më ‘24. Më 1924 një detashment i zyrtarëve rusë ndihmoi revolucionin e gjyshit tënd, Ahmet Zog, i cili u bë sundimtar i vetëm i vendit, dhe katër vjet më vonë shpalli veten mbret. Çfarë dini për këtë?
Para së gjithash, gjyshi im nuk ka pretenduar të jetë mbreti i vetëm. Mbreti shqiptar njoftoi Kuvendin e tij kombëtar dhe më pas, Shqipëria ka marrë statusin e “Një monarki demokratike, parlamentare dhe e trashëguar.” Dhe, para ngjarjeve të vitit 1924, ka pasur një revolucion në Shqipëri, si rezultat i të cilit erdhi në pushtet, Noli i simpatizuar nga komunistët. Gjyshi im, më parë ka shërbyer si kreu i qeverisë shqiptare dhe është detyruar të japë dorëheqjen pas atentatit mbi të. Ai nuk mund të pranonte faktin se autoritetet e reja do të bashkëpunonin në mënyrë aktive me BRSS-së. Pastaj ai kërkoi ndihmë nga oficerët rusë të Gardës së Bardhë, të cilët jetonin në Mbretërinë fqinje të Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Në dhjetor të vitit 1924, 7000 ushtarë shqiptarë nuk ishin në gjendje të përballonin qindra oficerë rusë, të cilët, pas dy javësh të luftimeve me gjyshin tim erdhën në Tiranë. Pas kësaj Shqipëria u shpall republikë, president i të cilës ishte Ahmet Zogu. Unë u jam përjetësisht mirënjohës emigrantëve rusë, të cilët e mbështetën gjyshin tim dhe kështu ndryshoi rrjedha e historisë dhe së paku, disa për disa kohë e vonuan vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri.
(sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Të përgjumur gjatë ditës, kjo nuk është shenjë e mirë!

Të përgjumur gjatë ditës, kjo nuk është shenjë e mirë!