Leka Zogu, familja mbretërore
hap dyert e mortit 

Leka Zogu, familja mbretërore<br />hap dyert e mortit 
TIRANE- Familja mbretërore në Shqipëri ka hapur dyert, për të pritur të gjithë ata që duan të ngushëllojnë Princin Leka II për humbjen e babait të tij. I përlotur dhe i shoqëruar nga e fejuara Elia Zaharia, u ka thënë familjarëve se duhet të bëhen të fortë për këtë humbje të madhe.

Flamujt përpara hyrjes kryesore të rezidencës së familjes mbretërore janë ulur në shenjë zie, në gjysëm shtizë. Në ambientet e brendshme ka tashmë ka nisur të shpërndahet kafja e hidhur, siç e do zakoni i shqiptarëve. Dyert do të jenë të hapura deri ditën e shtunë, për të gjithë ata që duan të vijnë për ngushëllime.

Princi Leka I dhe e fejuara e tij, Elia Zaharia e veshur e gjitha në të zeza, janë ulur në krye të dhomës e cila është mbushur plot me miq e familjarë që kanë mbërritur për ngushëllim sapo kanë marrë vesh lajmin. Madje një pjesë e tyre kanë ardhur prej ditësh që nga diaspora kur ndodheshin sapo kanë marrë vesh për gjendjen e rënduar.

Trupi i të ndjerit Leka Zogu do të qëndrojë në morgun e Qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza", deri të shtunën, kur do të përcaktohet edhe ora e saktë e varrimit dhe ceremonia zyrtare mortore që do të zhvillohet. Sipas zyrës së shtypit të oborrit mbretëror tashmë është ngritur edhe një komision i përbërë nga zëvendësministri i shëndetësisë dhe një anëtar i familjes mbretërore, të cilët do të merren me të gjitha detajet se si do të zhvillohet kjo ceremoni dhe cili do të jetë rrugëtimi i trupit, përpara se të prehet në banesën e fundit. Duket se dita e shtunë është kërkuar nga vetë familja mbretërore për t'i dhënë lamtumirën e fundit Mbretit Leka I, pasi aktualisht familja mbretërore po pret konfirmimet për pjesëmarje në këtë ceremoni të pinjolëve me gjak blu nga e gjithë bota. Ndërkohë që e shtuna do të jetë ditë zie kombëtare dhe ceremonia mortore do të jetë sipas protokollit shtetëror.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma