Leka Zogu në reanimacion
Vasili:Zogu po përmirësohet

Leka Zogu në reanimacion <br />Vasili:Zogu po përmirësohet
Princi Leka Zogu është shtruar mbrëmjen e së mërkurës, në gjendje të rëndë shëndetësore, në reanimacionin e neurokirurgjisë në spitalin numër 5 në Tiranë.
Mësohet se princi 73 vjeçar ka kaluar të martën një fibrilacion atrial.

Burime të ndryshme spitalore sigurojnë se Zogu i, 73 vjeç, është në gjendje kome, por ende nuk ka një deklaratat zyrtare.

Nuk ka ende informacione të qarta, por mjekët sqaruan se Leka Zogu u paraqit në urgjencë një natë më parë me temperaturë të ultë dhe ende nuk ka kaluar gjendjen kritike.Temperatura trupure nuk shkonte më shumë se 35.5 gradë

Zogu kishte kohë që vuante nga sëmundje e mushkërive dhe një anoreksi e theksuar. Mjekët japin shumë pak shpresa për një përmirësim të situatës shëndetësore.

Familja e Zogut ka deklaruar se po shikohet mundësia për ta transportuar jashtë vendit, meqënse gjendja e tij nuk arrihet të përmirësohet.

MENTOR PETRELA: GJENDJA E RENDE

Informacionet e vetme kanë ardhur nga drejtuesi i repartit të neurokirurgjisë, Mentor Petrela. “Leka Zogu është në gjendje të rëndë, vuan nga sëmundje multisistematike” ka thënë doktor Mentor Petrela. “Jemi duke e nënshtruar në terapinë e duhur”.

PETRIT VASILI: ZOGU PO PERMIRESOHET

Në një deklaratë për mediat ministri i shëndetësisë, Petrit Vasili, shpjegoi se gjendja shëndetësore e Leka Zogut është në përmirësim. Sipas Vasilit mjekët janë optimist mbi rekuperimin e tij dhe po monitorojnë vazhdimisht gjëndjen e tij klinike.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit