DASHI
Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë t’i çojnë gjerat edhe me tej. Mund te planifikojnë sot fejesa apo edhe martesa. Pritet një periudhe e mrekullueshme. Beqaret do kenë flirte dhe takime me shumice por qe asnjëra nuk do te ketë te ardhme. Neptuni do ua shtoje dëshirën për shpenzime. Do blini veshje dhe produkte për plazh. Kujdes mos e kaloni kufirin sepse do ngeleni pa lek.
DEMI
Sido qe te ketë qene jete juaj ne çift kohet e fundit mire është te flisni gjere e gjate me partnerin. Sot është dita e duhur edhe për te marre vendime ne te mirën e te dyja palëve. Beqaret duhet te vendosin me ne fund nëse do i pranojnë apo jo ftesat qe iu janë bere se fundmi. Me shpenzimet bëni kujdes sa me shume qe te mundeni. Çdo gabim i bere sot do lere pasoja te renda nesër.
BINJAKET
Ju qe jeni ne një lidhje duhet patjetër ta zhvilloni edhe me shume jetën tuaj sociale pasi vetëm kështu do ndiheni me te plotësuar dhe do përjetoni mocione te këndshme. Beqaret do kenë goxha njohje te reja, por mire është te mos nxitohen për asgjë nëse nuk duan te lëndohen shpejt. Me financat do jeni me te përgjegjshëm dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
GAFORRJA
Nëse jeni shume te zënë me pune dhe nuk keni shume kohe për t'ia kushtuar partnerit, me mire flisni hapur me te dhe sqarojini gjithçka para se ai te mërzitet. Beqaret do jene gjithashtu te privilegjuar ne dashuri dhe do mund te fillojnë një lidhje si neper ëndrra. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ndikoje pozitivisht, do ju beje te logjikshëm dhe do favorizoje pasurimin.
LUANI
Jeta juaj ne çift nuk do ndikohet nga asnjë planet gjate kësaj dite. Ne përgjithësi ajo do jete e qete dhe pa probleme serioze. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë edhe ndonjë sakrifice apo çmenduri te vogël vetëm për ta gjetur personin e tyre te ëndrrave dhe do ja arrijnë qëllimit final. Buxheti do vazhdoje te mbetet i ekuilibruar. Po vazhduar te tregoheni te kujdesshëm sa me pare situata do jete akoma dhe me e mire.
VIRGJERESHA
Ju te dashuruarit qe keni pasur mosmarrëveshje te vogla kohet e fundit sot do jeni me te qete sepse do sqaroni gjithçka qe ne mëngjes. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe emocionet do i pushtojnë furishëm. Për ta asgjë nuk do jete me si me pare, por e sigurte qe do jete me flakëruese. Me shpenzimet tregohuni realiste qe te mos keni asnjë problem.
PESHORJA
Nëse tregoheni kokëfortë dhe nuk bëni asnjë lloj lëshimi ne jetën tuaj ne çift sot gjerat do marrin tatëpjetën dhe do mërziteni te dyja palët. Kujdes me çdo hap dhe veprim. Beqaret do kenë te tjera pikësynime sot dhe nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Sektori i financave do jete i begate dhe priten goxha përmirësime. Pasdite mund te bëni edhe ndonjë blerje me tepër.
AKREPI
Sot do jete një dite e mbushur me momente shume te këndshme për ju te dashuruarit. Do i shprehni ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet dhe nuk do mungojnë surprizat nga te dyja palët. Beqaret do jene përtacë dhe nuk do dalin neper takimet qe do ftohen duke humbur kështu mundësi te jashtëzakonshme. Me financat tregohuni sa me vigjilente qe te mundeni sepse përndryshe do keni probleme.
SHIGJETARI
Për ata qe janë ne një lidhje, kjo e sotmja do jete një dite plot ngjyra dhe emocione. Do jete partneri qe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, kështu qe me mire le te presin edhe pak kohe. Buxheti do jete goxha i trazuar. Ne shume momente do gjendeni edhe para vështirësive te mëdha.
BRICJAPI
Do jeni tej mase impulsive gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do bëni gjera aq te gabuara saqë as vete nuk i kishit menduar ndonjëherë. Beqaret nuk do jene ne humor shume te mire dhe do preferojnë te qëndrojnë vetëm e te reflektojnë. As miqtë apo familjaret nuk do preferojnë t'i kenë pranë. Ne planin financiar duhet te bëni njëherë llogarite para se te veproni.
UJORI
Jeta juaj ne çift do filloje te normalizohet tej mase sot dhe do ndiheni me te qete pas mesditës. Edhe ata qe kane pasur debate do i zgjidhin disa prej tyre. Beqaret do fillojnë historitë e dashurisë qe kane ëndërruar gjithë kohës dhe zemra do ju duket sikur do ju pëlcasë nga gëzimi. Buxheti nuk do jete shume i mire, por kjo nuk do te thotë qe ju te fiksoheni pas lojërave te fatit qe ta ndryshoni atë.
PESHQIT
Hëna do e intensifikoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ju beje te përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Mund te bëheni ndonjëherë xheloze për atë qe keni ne krah, por pa arritur ne zënka. Beqaret do e shtojnë tej mase dozën e imagjinatës dhe realiteti do i zhgënjejë jashtëzakonisht. Ne planin financiar do jete Neptuni ai qe do ju udhëheqë dhe do ju çojë ne rrugën e duhur.