Leku nuk përfitoi nga
një euro më e dobët

TIRANE- Euro po pëson goditje të njëpasnjëshme nga kriza që ka përfshirë eurozonën, ndërkohë që dollari po rrit vlerën e tij. Nga kjo nuk po përfiton gati fare leku shqiptar, i cili është zhvlerësuar 4.7 për qind në një vit me dollarin, por ka fituar vetëm 0.2% në këmbimet ndaj euros.

Më 17 janar të vitit 2011 një dollar këmbehej me 104.17 lekë, ndërkohë që një euro me 138.33 lekë. Dje, në tregun valutor, sipas statistikave zyrtare, valuta amerikane kushtonte 109.03 lekë, ndërkohë që monedha e përbashkët evropiane ka kapur vlerën 138.03 lekë, pra me një lëvizje të papërfillshme ndaj lekut. Në të njejtën periudhë kohore, euro ka humbur rreth 7 për qind të vlerës ndaj dollarit.

Gazeta "Shqiptarja.com" analizon sot shkaqet pse nuk është pasqyruar kjo tendencë në vendin tonë
sg/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Rama në QSUT: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan një situatë dramatike! Sot situata është më optimiste

Rama në QSUT: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan një situatë dramatike! Sot situata është më optimiste