Leku nuk pranohet nga
bankat e Kosovës, BQK hesht

Leku nuk pranohet nga<br />bankat e Kosovës, BQK hesht
PRISHTINË - Megjithëse bankat komerciale, të cilat operojnë në Kosovë, këmbejnë në euro, valutën e dollarit amerikan, frangut zviceran dhe funtës britaneze, të njëjtat, nuk e praktikojnë këmbimin e valutës së lekut shqiptarë.

Banka Qendrore edhe pse e përditëson kursin e këmbimit çdo ditë, hesht duke mos i obliguar Bankat komerciale që të pranojnë lekun, kërkesë e cila është në rritje për shkak të rritjes së frekuentimit ndërmjet dy vendeve, rritjes bashkëpunimit biznesor, numrit të madh të pushuesve në bregdetin shqiptar dhe rritjes së numrit të turistëve malorë nga Shqipëria.

Për njohësit e çështjeve ekonomike, mos këmbimi i valutës së lekut me valutat tjera, është edhe veprim kundërligjor, pasi që Bankat Komerciale, nuk mund të refuzojnë këtë valutë, por në rast të këmbimit, mund të aplikojnë një normë të pagesës.

Ndërsa, punonjëset e bankave në Kosovë thonë se asnjë nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë, nuk bëjnë këmbimin e kësaj valute, megjithëse, sipas tyre, ky shërbim mund të kryhet vetëm në këmbimore.

Për njohësin e çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, në Kosovë nuk është asnjë valutë e ndaluar dhe se bankat duhet ta mbajnë si valutë edhe lekun, sikurse edhe denarin e Maqedonisë.

“Refuzimi i valutës bie ndesh me ligjin, banka nuk mund të refuzojë pranimin e valut ës ndonëse ajo ndoshta mund të aplikojë në një masë një taksë një normë të pagesës, e cila e bënë jo atraktive shitjen e kësaj valute tek bankat komerciale. Ndërkaq mospranimi i sajë është i kundërligjshëm meqenëse siç thash, në Kosovë nuk ka asnjë valutë që është e ndaluar. Është e vërtetë se euro është valutë zyrtare, mirëpo bankat duhet bërë këmbimin edhe të valutave të tjera, por bankat me këtë valutë, kushtimisht të them valutë e cila nuk ka ndonjë reputacion në tregun ndërkombëtare, vjen para rrezikut që ta blejë atë valutë, mirëpo, ajo valutë mbetet në thesarin e tyre, meqenëse nuk ka kërkesa as për lek as për denar”, tha Rexhepi.

Ndërsa, në anën tjetër, zëdhënësi i Bankës Qëndrore të Kosovës, Besnik Kada, tha për KosovaPress, këmbimi i lekut për t’u këmbyer me valutat tjera, bazohet sipas ofertës dhe kërkesës në treg.

“Valuta në qarkullim në Republikën e Kosovës është euro. Ndërkohë këmbimi i lekut me valutat tjera për t’u këmbyer është refleksion i ofertës dhe kërkesës në treg. Ndërkohë bankat posedojnë kursin e këmbimit e cili përditësohet çdo ditë nga BQK –ja, ku paraqesim të dhënat ditore të këmbimit të valutave të vendeve jashtë eurozone dhe vendeve tjera me euron e ku bën pjesë edhe valuta shqiptare në lek”, ka thënë Kada, nëpërmjet postës elektronike.
Përveç bashkëpunimit nga ana e bizneseve, shumica e qytetarëve, pushimet janë duke i kaluar në bregdetin shqiptar dhe kanë nevojë që të pajisen me lek para se të nisën në pushime, si dhe është rritë edhe numri i turistëve malorë nga Shqipëria .
 
Në Prishtinë, gjendet vetëm një pikë këmbimi, e cila gjendet afër objektit të Komunës së Prishtinës, ku qytetarët mund të këmbejnë, lekun me euron. /Kosovapress /
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti