TIRANE-  Ka qenë një ditë jo e favorshme e premtja, në tregun valutor të Tiranës. Sipas njoftimeve nga agjencitë valutore dhe kursit mesatar zyrtar, të publikuar çdo ditë nga Banka e Shqipërisë, të gjitha valutat e huaja janë rivlerësuar në këmbimet ndaj lekut, pavarësisht nga lëvizjet e tyre në tregjet ndërkombëtare. Kështu, dollari amerikan është kuotuar mesatarisht 105.05 lekë, 0.28 lekë më shumë se një ditë më parë dhe euro me 139.25 lekë, 0.13 lekë më shumë se të enjten. Paundi britanik u tregtua dje me 166.33 lekë, me rritje 0.40 lekë dhe, në fund, franga zvicerane ishte në kuotën e 115.21 lekëve, 0.19 lekë më shumë se një ditë më parë.
(sg/shqiptarja.com)