TIRANE- Në një kohë kur ndaj familjes Taçi dhe vetë biznesmenit të naftës Rezart Taçi është depozituar në prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal me 6 akuza për evasion fiskal, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka promovuar vjehrën e këtij të fundit duke e transferuar nga gjykata e Krujës në atë të Tiranës. Bëhet fjalë për gjyqtaren Dhurata Balla, e cila në mbledhjen e datës 20 dhjetor të këtij viti është promovuar nga KLD, si gjyqtare në karrierë, duke u transferuar nga Gjykata e Krujës në atë të Tiranës.
Emri i Dhurata Ballës rezulton në listën e 13 gjyqtarëve të tjerë, që u miratuan së fundi nga anëtarët e KLD, për të qënë pjesë në trupën gjyqësore të gjykatës së kryeqytetit. Vendimi për trasferimin e Ballës në Tiranë vjen pikërisht në një kohë, kur ndaj dhëndërit të saj dhe krushkut, janë ngritur disa akuza nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve.
MAZHORANCA PLAN PER SHKARKIMIN E NISHANIT
Mazhoranca e re po shqyrton mundësinë e një shkarkimi të mundshëm të Presidentit aktual, Bujar Nishani. Shkak për këtë iniciativë që mund të startojë javët e ardhshme është ngërçi që ka mbërthyer drejtësinë shqiptare, e vënë në qendër të akuzave për korrupsion jo vetëm nga faktorët shqiptarë por dhe nga ndërkombëtarët dhe e fiksuar në raportet serioze për Shqipërinë të organizmave seriozë ndëkrombëtarë. Rasti më i fundit ka qënë shtyrja e dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga ana e këshillit të Ministrave të vendeve të BE për muajin qershor të vitit të ardhshëm. Mazhoranca kërkon shkarkimin e Nishanit “bllokoi Gjyqësorin”
Raporti me shkelje
Në periudhën kur minsitria e Drejtësisë, drejtohej nga ish-ministri Ilir Rusmali, është publikuar një raport ku rezultonin 10 gjyqtarë të kapur me shkelje pasi kishin liruar disa të dënuar që shtirëshin si tepër të sëmurë. Mes emrave të gjyqtarëve ka qënë dhe vjehra e biznesmenit Rezart Taçi, Dhurata Balla, e cila në raport cilësohet se kishte abuzuar me dy raste.
Sipas verifikimeve të kryera gjatë asaj kohe nga zyratarët e ministrisë së Drejtësisë, rezultoi se dy të dënuarit pas lirimit me motivacion të problemeve në shëndet, jo vetëm që nuk ishin shtruar në spital, por ishin larguar menëjëherë jashtë shtetit. Për këto shkelje, në atë periudhë një kompje e raportit i është dorëzuar dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por në fakt nuk është marrë asnjë masë konkrete. Ndërkohë që disa vite më pas, vjehrra e biznesmenit Rezart Taçi, promovohet nga KLD, duke e transferuar në Tiranë.
Evazioni fiskal
Rezart Taçi dhe 5 anëtarët e tjerë të rrethit familjar pritet të përballen me prokurorinë lidhur me 6 akuza për evazion fiskal. Që prej disa ditësh njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës ka kryer tërheqjen e dokumentacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe nga disa banka të nivelit të dytë. Taçi akuzohet për veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “moskryerja e detyrave nga organet tatimore” “falsifikimi i dokumenteve”, “krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Për të hedhur dritë mbi këto akuza prokurorët e Tiranës kanë kërkuar tërheqjen e materialit nga zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve si dhe faturat e transaksioneve bankare të dyshimta që janë kryer gjatë këtyre viteve. Pas verifikimit të dokumentacionit pritet që në pyteje të meren dhe personat e kallëzuar. Sipas kallëzimit bëhet fjalë për rreth 25 milion euro evasion fiskal, megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar nga prokuroria e Tiranës.
U largua dhe nga rafineria ARMO
Rezart Taçi, njihet si një nga ish-pronarët kryesorë të rafinerisë së naftës ARMO, por që disa muaj me rradhë vendosi të braktisë këtë pronë, duke e lënë në dorë të Azerbaxhanasve, të cilëve nuk u shlyente dot kredinë. Pas këtyre veprimeve, Taçi mbylli dhe kompaninë “Taçi Oil”, duke e ristrukturuar këtë të fundit në “It Oil”. Gjatë kësaj kohe biznesmeni që njihet me lidhje të afërta pranë ish-kryeministrit Berisha, është vënën në vështirësi financiare, ku bankat dhe zyrat e përmbarimit i kanë sekuestruar disa prona dhe llogari bankare.
Personat në hetim
1. Rezart Taçi,
2. Anika Taçi,
3. Mustafa Taçi,
4. Drita Aliçka
5. Arjanit Kolgega,
6. Irgen Selfo,

Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com