Lëkundet opozita,këshilltarët e
LSI-PR bashkojnë votat me PS

Lëkundet opozita,këshilltarët e<br />LSI-PR bashkojnë votat me PS<br>
Lëkundet fronti opozitar, me bosht kryesor Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, në nivel vendor. Në kulmin e rezistencën së përbashkët kundër qeverisë ‘Rama 2’ dhe menjëherë pas trazirave në Parlament, fronti PD-LSI nuk po funksionon në nivel vendor. Votimi i buxheteve në dy bashkitë më të mëdha në vend, në Bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit, ka treguar se, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i ka të unifikuar përfaqësuesit e saj.

Me daljen në opozitë, pasuar me largimin e Ilir Metës nga kreu i saj, për shkak të ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po i kontrollon dot votat e anëtarëve të saj në këshillat bashkiake. Pas rrjedhjes së votave në Këshillin Bashkiak të Tiranës, katër këshilltarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Durrësit kanë bashkuar votat me Partinë Socialiste, duke bërë të mundur votimin e buxhetit.

Mbledhja për miratimin e buxhetit të Bashkisë së Durrësit, me një vlerë 36 milionë euro, është bojkotuar nga këshilltarët e PD dhe shumica e këshilltarëve të LSI. Por, katër këshilltarë të LSI dhe një i Partisë Republikane nuk e kanë respektuar vendimin politik, duke marrë pjesë në mbledhje dhe votuar pro buxhetit të Bashkisë së Durrësit, i cili u miratua me 26 vota pro. Kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, u shfaq i kënaqur pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2018, teksa në fjalën e tij tha se ky buxhet do t’ju vijë në ndihmë të gjithë banorëve të Durrësit.

“Me votën e tyre i hapën rrugën sot punës së bashkisë së Durrësit në dobi të qytetarëve, është një buxhet i balancuar, një buxhet që prek të gjitha shtresat e shoqërisë nga qytetarët e varfër deri tek ata që jetojnë në qendër të Durrësit," tha Vangjush Dako.

Ndërkaq, Këshilltari i LSI Jeton Rexhmati foli me tone të ashpra për 4 këshilltarët e LSI, që votuan projekt buxhetin për vitin 2018. Ai theksoi se do të zhvillohet një mbledhje, ku do të merren masa ndaj katër këshilltarëve të LSI që votuan pro. Në mbledhje u miratua lista e banesave sociale, ku bëhet fjalë për banorët e rinj që do të futen në shtëpinë sociale të ngritura në bllokun e pallateve të ndërtuar në Shkozet. Janë 89 banesa 2/1 dhe 1/1.

“Në fakt ishte diçka e papritur nga ana e grupit të anëtarëve të LSI-së, ne kishim një mendim grupi se nuk do të votonim për disa arsye, kjo ishte bërë e ditur për të gjithë këshilltarët, parimisht nuk duhej të merrte pjesë asnjëri prej tyre, do kemi një mbledhje grupi ku do të kemi një komunikim për 4 anëtarët që morën pjesë në votim, shpjegoi këshilltari i LSI.

Rrjedhja e votave në Tiranë
Katër këshilltarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranë kanë mundësuar votimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018. Buxheti u miratua me 32 vota. PD dhe LSI, për evituar mundësinë e rrjedhjes së votave, vendosën bojkotimin e mbledhjes.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike