Lëkundet sërish ishulli Ischia në
Itali, banorët panik nga tërmeti

Lëkundet sërish ishulli Ischia në<br />Itali, banorët panik nga tërmeti
ITALI- Ishulli Ischia vazhdon të dridhet nga lëkundje të vazhdueshme sizmike.
 
Pas tërmetit 3.9 ballë dy net më parë, një tjetër lëkundje është regjistruar mëngjesin e sotëm me magnitudë 1.9 ballë.
 
Edhe pse lëkundjet ishin të lehta kanë shkaktuar panik te qytetarët që kanë kaluar natën jashtë.
 
Nga tërmeti i dytë nuk ka të dhënë për njerëz të lënduar, ndërsa njerëzit kanë dalë në rrugë.
 
Nga tërmeti që goditi ishullin dy netë më parë humbën jetën 2 grua, ndërsa mbi 40 persona mbetën të lënduar.
 
Dy fëmijë 7 dhe 11-vjeç dhe një foshnje 7 muajshe u nxorën nga rrënojat pas disa orësh kërkime ditën e djeshme.
 
Mbi 200 persona janë akomoduar në hotele, ndërsa shumë të tjerë janë të pastrehë pasi u prishën banesat. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete