KOSOVË - Një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter ka goditur Kosovën herët mëngjesin e sotëm. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane të Mesdheut (EMSC), tërmeti është regjistruar në orën 01:46, me epiqendër 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.
Lëkundjet kanë qenë të forta, duke u ndjerë edhe në disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Rreth dy orë më vonë, është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 3.2 Rihter.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale. Autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës.
#Earthquake 16 km SW of #Prizren (#Kosovo) 18 min ago (local time 01:46:04). Updated map - Colored dots represent local shaking & damage level reported by eyewitnesses. Share your experience via:
— EMSC (@LastQuake) December 12, 2024
????https://t.co/QMSpuj6Z2H
????https://t.co/rjBDSVzC5r pic.twitter.com/cgj1Jb3Uu2
Ndërkohë sizmologu në Kosovë, Shemsi Mustafa është shprehur në Facebook, se tërmeti është ndjerë në zonën jugperëndimore të Kosovës, por nuk kishte potencialin të shkaktojë dëme.
“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, tha Mustafa.