Lëkundje të forta sizmike janë shënuar rreth orës 15.00 me epiqendër në Bradashesh të Elbasanit.

Sipas IGJEUM, tërmeti me magnitudë 4.1 Rihter, kishte thellësi 5 km, ndërsa pak sekonda më vonë, u regjistrua edhe një pasgoditje 3.8 Rihter, në të njëjtën epiqendër, në Bradashesh.

Sipas burimeve për Report Tv, nuk ka ende raportime për dëme apo të lënduar. Ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë.