Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe zonat përreth.
Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka ndodhur rreth orës 22:05.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në territorin e Maqedonisë së Veriut, në koordinatat 42.117 gjerësi veriore dhe 20.986 gjatësi lindore, me një thellësi prej rreth 5 kilometrash.
Sipas të njëjtave të dhëna, tërmeti është regjistruar rreth 23 kilometra në lindje-juglindje të Prizrenit dhe rreth 12 kilometra në veri të Tetovës
Komente










