Lëkundje sizmike janë regjistruar në vendin tonë pasditen e sotme (17 dhjetor).
Nga të dhënat paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter.
Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.
Komento