Lëndë plasëse në banesën e deputetit të Listës Serbe? Zyrtari denoncon në media: Lajmërova policinë

Lëndë plasëse në banesën e deputetit të Listës Serbe? Zyrtari denoncon në media: Lajmërova policinë

Pamjet nga shpërthimi që denoncon deputeti i Listës Serbe

KOSOVË- Deputeti i Listës Serbe, Zoran Maksimoviç ka denoncuar se i kanë vendosur lëndë plasesë në oborrin e shtëpisë së tij në Ranillug.

Maksimoviç ka dhënë një prononcim rreth kësaj ngjarje Kosova Onlie, ku ka thënë se mjeti lënda plasëse është hedhur në kopshtin e lokalit (ngjitur me banesën e tij), i cili në atë kohë ishte i mbyllur.

Ai ka thënë se i ka lajmëruar Policinë e Kosovës, duke shtuar se për hetime kanë ardhur policë nga Prishtina dhe Gjilani.

“Ishim me pushime, vetëm vajza ishte në shtëpi. Të gjithë e dëgjuan shpërthimin, por nuk e dinin se çfarë ishte dhe askush nuk e pa se kush e bëri atë. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Rasti është raportuar në polici, kanë bërë hetime, ka pasur policë nga Gjilani dhe Prishtina. Hetimi janë në vazhdim dhe nuk mund të them asgjë më shumë.” – është shprehur deputeti Maksimoviç

Policia e Kosovës ende nuk ka një njoftim për këtë ngjarje.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja