Sipas Ollit shkak për këtë është bërë parashikimi i bashkisë për rritje të taksave e tarifave vendore të cilët do të bëhen në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve të qytetit të Tiranës.
Sipas tij, buxheti i bashkisë, parashikon rritje të taksave dhe shtimin e tyre në disa sektorë të veçantë.
Leonard Olli akuzoi kryetarin e bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj se me këtë buxhet do të fusë duart thellë në xhepat e qytetarëve, ndërkohë që një vlerë të madhe të buxhetit do përdoret për shpërblimin e personave të larguar nga puna në mënyrë të paligjshme.
Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe zbatimin e reformës së administrativo0territoriale, e cila, sipas Ollit, tregon se qeveria ka mungesë vizioni duke faktuar se ajo ishte një ndarje për qëllime elketorale.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)