Leonardo nuk heq dorë nga modelet

Leonardo nuk heq dorë nga modelet
Duket sikur jeta e tij private është e lidhur fort pa modelev dhe linjave të tyre të përsosura. Aktori Leonardo di Caprio flitet se ka nisur një lidhje të re me modelen e “Victoria's Secret” Erin Heatherton. Edhe pse ka pohuar se nuk do të ndjekë më vajzat e pasarelave, ai nuk ka hequr dorë prej tyre. Pas dy dashurive me dy vajza superseksi si Gisele Bunchen dhe Bar Refaeli, me të cilat ka pasur histori dashurie, ai nuk dorësohet, derisa të gjejë vajzën që ëndërron. Di Caprio dhe Heatherton janë fotografuar nga paparacët në Australi, ku aktori ndodhet për xhirimet e filmit të ardhshëm. Kohë më parë ai u përfol për një histori me Karlie Kloss, pasi u pane të dy fill pas mbarimit të sfilatës së “Victoria's Secret fashion”, por më pas u duk se gjithçka ishte thjesht një miqësi.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nesër Maratona 'Enkelana' në Pogradec, Dashamir Çali për Report TV: 500 atletë nga 38 vende të botës, kërkojmë ndjesë për shoferët e mjeteve

Nesër Maratona 'Enkelana' në Pogradec, Dashamir Çali për Report TV: 500 atletë nga 38 vende të botës, kërkojmë ndjesë për shoferët e mjeteve