Leonora Jakupi nderohet nga
Presidentja e Kosovës Jahjaga

Leonora Jakupi nderohet nga<br />Presidentja e Kosovës Jahjaga
Rrëfimet e grave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë janë histori në vete. Por pak kush ka dashur t’i dëgjojë këto përjetime të femrave kosovare që edhe sot mbeten të paragjykuara. Të mbyllura në një botë në vete ato po kërkonin ndihmën e të tjerëve, sidmos të fermrave të fuqishme në Kosovë për t’i nxjerrur nga vetëizolimi. 

jajahga jakupi

Këngëtarja Leonora Jakupi, duke dëshmuar edhe një herë anën e saj njerëzore, u doli në ndihmë këtyre viktimave dhe u bë pjesë e kampanjës për t’i ndihmuar ato. Vajza e dëshmorit të UCK-së, nuk qëndroi indiferent ndaj përpjekjeve që u bën në Kosovë për t’i mbështetur këto femra që po mbanin në vete një histori trishtimi.Ajo la aktivitet e saj prej këngëtareje dhe u rreshtua bashkë me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe gratë tjera, në kampanjën “Mendoj për ty” që sensibilizon gratë e dhunuara ta shpalosin historinë e tyre.

jajahga jakupi
 
Për këtë kontribut, Leonora është nderuar me mirënjohje nga Presidenca e Kosovës. Siç shihet nga këto foto ekskluzive të siguruara nga Magazina.al, Atifete Jahjaga, i ka ndarë Leonores mirënjohjen për kontributin që ka dhënë për afirmimin e statusit të grave që kanë qenë viktimë e dhunës se seksuale gjatë luftës në Kosova. Leonora e cila deri tash ka realizuar 500 koncerte humanitare, ka marrë një ftesë nga Jahjaga për të qenë mysafire në zyrën e saj. Aty Leonora e shoqëruar nga nëna, mori edhe zyrtarisht, mirënjohje nga presidentja për angazhimin që këngëtarja e hiteve të mëdha, ka pas në mbështetje të grave që kanë qenë viktima të dhunës seksuale nga serbët.

jajahga jakupi
 
“Mirënjohje i jepet Leonora Jakupit për kontributin e dhënë në afirmimin e statusit të viktimave në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.  Prishtinë, 9 mars 2016 Atifete Jahjaga Presidente e Republikes se Kosoves”, shkruan në mirënjohjen ndarë Leonorës. Leonora ka marr shumë cmime, nderime, përkrahje dhe dashuri nga publiku gjatë karrierës së saj 20 vjecare. Por mirënjohja nga insitucioni më i lartë i shtetit, sic është Presidenca, i jep vulë angazhimit të saj edhe në aspektin humanitar./Express/

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor