Lepur çomlek me qepujka

Përbërësit:

  • 1 lepur i prerë në copa
  • 50 gr miell
  • 50 gr vaj ulliri
  • 1 kg qepë të vogla
  • 1 lugë gjelle fara kumini
  • 1 lugë gjelle fara koriandre
  • 2–3 gjethe dafine
  • 2–3 thelpinj hudhër
  • 1 shkop kanelle
  • 1 lugë gjelle salcë domateje
  • 100 ml verë e kuqe
  • 3–4 lugë gjelle uthull balsamike
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 400 gr domate
  • 1 koncentrat pule
  • 1 litër ujë
  • 2 degë rozmarine
  • Kripë, piper, trumzë

Përgatitja:

Vendosim një tigan në zjarr të fortë dhe shtojmë 2 lugë vaj ulliri. Rregullojmë copat e lepurit me kripë, piper dhe miell. I skuqim nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I heqim mënjanë. Në një tenxhere të madhe shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepët e vogla derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë. Shtojmë kuminin, koriandrin, gjethet e dafinës, hudhrën, shkopin e kanellës dhe salcën e domates. I përziejmë mirë. E shuajmë me verën e kuqe dhe shtojmë uthullën balsamike dhe mjaltin. Hedhim domatet, koncentratin e pulës, ujin, copat e lepurit, rozmarinën, kripën dhe piperin. E mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të ziejë në zjarr mesatar për rreth 1 orë e 30 minuta, derisa mishi të zbutet mirë dhe salca të trashet. Shërbehet e ngrohtë me feta buke fshati, pak vaj ulliri sipër dhe trumzë aromatike.