Lëshoi certifikatën e vaksinimit COVID-19 për 50 euro, pa e bërë vaksinën, vihet nën hetim mjekja në Lushnjë! Ministria e Shëndetësisë e shkarkon nga detyra dhe kërkon heqjen e licencës

Lëshoi certifikatën e vaksinimit COVID-19 për 50 euro, pa e bërë vaksinën, vihet nën hetim mjekja në Lushnjë! Ministria e Shëndetësisë e shkarkon nga detyra dhe kërkon heqjen e licencës

Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga puna mjeken e familjes pranë ambulancës së fshatit Gradisht në Lushnjë, Elona Naço. Rasti i mjekes, e cila jepte certifikata vaksinimi për 50 euro, pa kryer vaksinën, u denoncua një ditë më parë nga emisioni investigativ 'Fiks Fare'. Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se ka kërkuar edhe heqjen e licencës së mjekes, duke e konsieruar veprimin e saj kriminal.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë ngjarjen e rëndë të  denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”,  të lëshimit të çertifikatës së vaksinimit kundrejt pagesës, pa kryer vaksinimin e qytetarit,  nga mjekja e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes. Sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e menjëhershme të shkarkimit nga detyra të mjekes me inicialet E. N. Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë", thuhet në reagimin e Ministrisë.

Po ashtu bëhet me dije se janë marrë edhe masa për lirimin nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore Gradisht.

"MSHMS inkurajon organet kompetente t’i shkojnë deri në fund investigimit dhe ndëshkimit të çdo akti korruptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cenon shëndetin publik të popullatës", përfundon reagimi i Ministrisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Lëshoi certifikatën e vaksinimit COVID-19 për 50 euro, pa e bërë vaksinën, vihet nën hetim mjekja në Lushnjë

Mjekja në Lushnjë e cila lëshoi certifikatën false COVID për 50 euro është vënë nën hetim.

"Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në një prej emisioneve investigative, ku bëhej fjalë për një mjeke të qëndrës shëndetësore të fshatit Gradishtë, Divjakë, e cila pajisi një shtetase me certifikatë vaksinimi anti-COVID, kundrejt një shume monetare pa e bërë vaksinën, Policia ka bërë shoqërimin e shtetases E. N., 36 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjës, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht shtetasen E. N., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale 'Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike' dhe 'Shpërdorimi i detyrës', njofton policia.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren