TIRANE - Kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikollë Lesi në studion e Tv A1 REPORT me gazetaren Mira Kazhani foli për mos përfshirjen e tij në listat e PD dhe zhgënjimin e tij që pësoi nga kryeministri Sali Berisha.

Ai akuzon Berishën se ka shkelur marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, pasi ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së edhe krerët e partive të vogla.

“Nuk ishin rregullat kështu. Nuk është konkurencë e barabartë. Nuk iki nga koalicioni, nëse Berisha do të më largojë le të më largojë. “- tha Lesi.

Ai tregoi se kishte hedhur idenë se nuk mund të jemi dhe kryetar partie dhe në listën e PD, ndaj ti shkrinim partitë. "Shkrirja me PD nuk u realizua , kështu binte opsioni i prezencës në listën e PD. E kam deklaruar edhe para mediave, pasi kam marr garanci nga Bode dhe Bylykbashi"- tha Lesi duke e konsideruar listën e PD "listë paniku, presioni"

Ai sqaron se do kandidojë si deputet i pari në listën e LDK-së në Tiranë.  

“Unë do jem i pari si deputeti i LDK në Tiranë. Meqë përdorën pabesinë, unë do jem i pranishëm në të gjitha mediat, do flas si i pavarur dhe nëse marr mandatin në Tiranë ky mandat nuk është i koalicionit të Berishës dhe as i Ramës, por i qytetarëve të Tiranës. Nëse më besojnë për emrin tim në parlament do vendos pastaj unë votën se kujt do ia jap”- tha Lesi.

(sg/shqiparja.com)