Lesi: Gjysma e ministrave
duhen zëvendësuar urgjent

Lesi: Gjysma e ministrave<br />duhen zëvendësuar urgjent
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Demokristiane, njëherësh zv/ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ka deklaruar se kryeministri Berisha duhet të ndryshojë urgjent kabinetin qeveritar, pasi nëse vijon me qeverinë aktuale, vështirë se arrin fitoren për një mandat të tretë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

 Madje ai e cilëson si kohën më të përshtatshme për këto ndryshime, periudhën para zgjedhjes së Presidentit të ri. Sipas aleatit të Berishës në qeverisje, ka ministra që nuk kanë lëvizur që kur PD ka ardhur në pushtet në vitin 2005, ndërkohë që ata janë kthyer tashmë në një kosto për qeverisjen e koalicionit të djathtë. Ndërkohë që për kreun e shtetit ai ka një qëndrim ndryshe nga Berisha, teksa është shprehur se ai nuk duhet të vijë nga radhët e PD, pavarësisht se është dhe kundër zgjedhjes së Fatos Nanos në krye të shtetit, gjë e cila nëse ndodh do të sillte dhe daljen e tij nga koalicioni qeverisës. Dhe deklarimin e tij kundër një kandidature të PD për President e mbështet dhe në deklaratat e ndërkombëtarëve që kanë kërkuar një kryetar shteti mbi palët dhe konsensual.

Teksa është shprehur për aleancat e mundshme parazgjedhore, Lesi ka nënvizuar se tashmë përparësi merr bashkimi me demokristianët e Ndokës, duke shikuar të gjitha variantet e mundshme që i sjellin ata në Parlament, pavarësisht se në cilin front rreshtohen. Ndërkohë që kreu i LDK ka garantuar se i qëndron marrëveshjes së firmosur me PD.

Jeni përsëri në të njejtin mendim se duhen ndryshime në Qeveri?
E kam thënë disa herë publikisht dhe po e përsëris: Duhen patjetër ndryshime në Qeveri. Madje, sipas mendimit tim si kryetar i LDK, nuk duhen vonuar, mundësisht para zgjedhjes së Presidentit të Republikës.Është normale që freskime tëherëpashershme duhet të bëhen në çdo cabinet qeveritar, edhe Brenda një mandati. Aq më tepërqë kemi dy mandateqeverisëse dhe qeverisja,edhe kur punon mirë, të konsumon, pra ka nevojë për fytyra e energji të reja brenda mazhorancës.Për mua përveç Kryeministrit, që ka mandat politik për të drejtuar, të tjerët duhet t'i hapin udhë emrave të rinj që s'mungojnë në mazhorancë, të cilëtsjellin hapa më të shpejtë në reforma dhe në punë.

Mund të na thoni emrat e ministrave që duhen të ikin?
Mbi gjysma e tyre. Madje do të ishte mirë që dhe partitë aleate të sjellin emra të tjerë, në atë pjesë qëkanë zaptuar. Ndryshe e shikoj të vështirë fitimin e një mandati të tretë qeverisës në vitin 2013.

Do të jeni ju në fushatën parlamentare për zgjedhjet e vitit 2013 pqrkrah z.Berisha?
Në Qeveri jam në sajë të votive që kam marrë në zgjedhjet e vitit 2009 dhe jo falë dëshirës apo dhurimit të ndokujt. Jam munduar të kontribuoj në mirëqeverisje, me aq fuqi politike sa kam momentalisht,kam kritikuar hapur në disa raste qeverisjen dhe mbetem stoik në qëndrimin se ka nevojë për ndryshime të medha në Qeveri. Nëse dikujt nuk i pëlqen është i lirë të vijë e ta marrë karriken e zv/ministrit, se nuk më mban ajo në Qeveri apo në politikë. Në muajt në vazhdim do të jem më këmbëngulës e më kritik në qëndrimet e mija. Mbetem korrekt në marrëveshjen që kam firmosur me zotin Berisha në vitin 2009, por kjo nuk do të thotë se nuk kam të drejtë të flas e të them si mund tëbëhet më efektive qeverisja. Pavarësishtse dikush në hierarkinë e lartë të PD-së më tha këto ditë se "me këto qëndrime rrezikon postin e zv/ministrit!". Unë iu pergjigja atij dhe po e them që ta dëgjojnë të gjithë se, "kur të doni hajdeni dhe merreni karriken, zyrën dhe postin, pasi nuk më mbajnë ato në politikë".

Pra jeni të vendosur të kërkoni ndryshime në qeveri...?
Unë do të insistoj, bile më shumë, se duhen ndryshime të forta në Qeveri. Jam zë i atyre që më kanë votuar dhe jo i PD-së, ndonëse jam korrekt me marrëveshjen politike të firmosur. Unë dua të jemi të ndërgjegjshëm se premtimet elektorale duhen mbajtur deri në fund dhe jo të mbetemi varur vetëm me disa emra ministrash, të cilët kanë harruar se si të ecin në këmbë, pasi makina, karrikja ministrore dhe gjithë ofiqet nuk iu ndahen që prej shumë vitesh. Më vjen keq, por një pjesë jo e vogël e deputetëve të PD-së nuk duhen të mjaftohen të flasin nëpër qoshe baresh kundër ministrave, por të kenë kurajon t'ia thonë Kryeministrit, i cili, mendoj se ua ka dhënë mundësinë që, kur kanë vërejtje të flasin në grupin parlamentar e jo të llomotisin qosheve. Më mirë të gabosh duke folur hapur, se sa të vegjetosh e të flasësh skutave!

Përsëri rrëshkite e nuk u përgjigje se në cilin kamp politik do të jesh në vitin 2013?
LDK, të cilën e kam themeluar dhe e drejtoj, ka nevojë që të jetë pjesë e një formule bashkëpunimi e bashkërendimi me PDK e zotit Ndoka, por që ndodhet në kampin e majtë të politikës. Jemi dy parti të të njejtit spektër demokristian dhe jemi duke parë të gjitha mënyrat më të mira të mundshme që demokristianët të kenë një parti, e jo disa, dhe të mos dalim nga filozofia jonë e trashëgimisë. Ne kemi 80 mijë vota bashkërisht. Por që të jemi më praktikë, pasi vitet e fundit nuk po shërbejnë filozofitëdhe programet politike për të krijuar fronte politike apo bashkëqeverisëse, por interesat pragmatiste, atëhere edhe në si PDK e LDK po shikojmë të gjitha variantet qëna sjellin për të qenë në Parlament, për të përfaqesuar demokristianet. Çfarë të keqe ka këtu nëse edhe ne shohim interesat tona për të përfaqësuar demokristianet në Parlament,pavarësisht në cilin front rreshtohemi?!

Si i keni marrëdhëniet me zotin Berisha?
Korrekte, dhe në raport me atë çka kemi firmosur PD-LDK. Kam kërkuar një takim me zotin Kryeministër që me datë 25 tetor të vitit të kaluar dhe pres ta takoj zyrtarisht,si kryetar i LDK dhe si zv/ministër.

Por jeni parë shumë i qeshur me Kryeministrin në takimin vjetor në vilën qeveritare?
Ai ishte një takim ku ishin gjithëministrat e zv/ministrat dhe ku zotiBerisha na kishte ftuar në një kokteijlpër Vitin e Ri. Dhe pjesë e njëfeste janë dhe batutat, kështu që nuk mund ta quaj takim zyrtar.

Po me zotin Bumçi si bashkëpunoni dhe mendoni se është ministër i aftë për të bashkëpunuar?
Më lejoni të flasim në një moment tjetër për Ministrinë e Turizmit, Ministrin dhe çfarë është realisht pozicioni i zv/ministrit në Qeveri e si mendoj të ndryshohet koncepti për detyrën e zv/ministrit.

Keni deklaruar nëse PD-ja voton Nanon për President ju ikni nga koalicioni. I qëndroni kësaj deklarate?
Pa asnjë diskutim që largohem, madje me akuza të bazuara kundër zotit Berisha, pasi ne kemi qenë në vitin 2005 ku deklaruam se "vijmë në pushtet për të rrëzuar pushtetin mafioz, kriminal dhe nepotiktë Fatos Nanos". Dhe nuk ka asnjë sens, tani pas shtatë viteve që mazhoranca të votojë Nanon për President. Atëherë ose ne kemi mashtruar, dhe duhet të largohemi nga pushteti, ose duhet t'i mbetemi korrekt premtimit publik të vitit 2005.

Mendoni se ambasadori amerikan Arvizu po jep sinjale kundër kësaj qeverisjeje, madje dhe indirekt kundër Kryeministrit?
Ambasadori amerikan Arvizu është ambasadori më karizmatik dhe më popullor që kanë patur SHBA në Shqipëri. Ai, natyrisht, përçon mesazhet dhe politikën e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe jo të tijin personal. Ndaj çdo fjali e thënë prej tij duhet nënvizuar si njëdirektivë e shtetit më të madh të botës, mik i shqiptarëve. Nuk e kam përceptuar ashtu sikurse thoni ju, por gjithsesi disa sinjale të forta ka lëshuar në drejtim të mazhorancës për Presidentin e ri.

Që do të thotë....?
...që e përkthyer në fjalorin tim do të thotë se President duhet zgjedhur një njeri që pranohet nga tëdyja palët, në menyrë që jo i gjithë pushteti të jetë në dorë të mazhorancës së sotme. E thënë edhemë troç që Presidenti të mos jetë I PD-së, pasi pas Presidentit vjen edhe Prokurori i Përgjithshëm e disa pushtetetë tjera gjyqësore dhe nuk mundet t'i ketë një njeri apo një forcë politike të gjitha. Kur mbingarkohesh me pushtet, mbetet rreziku i rrëzimit nga pesha e pushtetit të madh.

(aq/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike