Leskaj dhe Suli në Kushtetuyese
Ristani: Duhej të ishte varianti ynë

Leskaj dhe Suli në Kushtetuyese<br />Ristani: Duhej të ishte varianti ynë
Këshilli i Mandateve dhe Rregullores vendsosi të dërgojë në Kushtetuese mandatet e deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Sulit.

Por ndryshe nga çfarë pretendonte PD në gjykatë do të kalojnë kërkesat ku dy deputetet socialistë vetëofrohen për t;u përballur me drejtësinë.
 
Ky sipas Arben Ristanit është një makinacion për të mbrojtur Sulin dhe Leskajn pasi ligjërisht do të kishte vlerë vetëm nëse kuvendi dërgonte në Kushtetuese kërkesën e PD-së për mandatin e dy deputetëve.

"Mazhoranca është e kapur ngushtë për shkak të arbitraritet të saj për ti shpëtuar zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë po mundohet të gjejë salvagjentë shpëtimi duke paraqitur çështjen sikur në gjykatën Kushtetuese të shkojë kërkesa personale e zonjës Leskaj dhe zotit Suli. Në fakt nuk është e rregullt ligjërisht diçka e tillë, por duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të PD që kërkojnë që këtyre deputetëve ti mbarojë mandate. Është një diskutim që nuk u mbyll me dakordësi sepse vendimi i mazhorancës është evaziv. Sa i takon PD mbledhjen e sotme ne do ta shtrojmë në forumet tona  për të marrë një vendim si do sillemi në parlament. Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të shkojë kërkesa e Leskajt dhe Sulit, në Kushtetuese duhet të shkojë vendimi i parlamentit sëbashku me kërkesën e deputetëve të PD", u shpreh Ristani.

Të enjten kuvendi do të miratojë vendimarrjen e Këshillit të Mandateve për Sulin dhe Leskajn ndërsa të premten Fatmir Xhafaj do të mbledhë komisionin e reformës në drejtësi.

Vijimi i kësaj reforme kushtëzohej nga PD pikërisht me mandatet e 2 deputetëve .

Në rast se opozita refuzon të votojë reformën, Xhafa nuk përjashtoi mundësinë e referendumit që sipas nenit 150 të kushtetutës zhvillohet me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose Këshillit të Ministrave.


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi