VLORË - "Arsimi në ditët e sotme lë shumë për të dëshiruar. Të rinjve nuk iu ofrohen mundësi punësimi, korrupsioni po kap shifrat më të larta. Përballë kësaj situate qeveria hesht".
 
Këto janë pikat e një diskutimi midis zonjës Leskaj dhe studentëve nga qarku i Vlorës, të cilët kanë zgjedhur universitetin “Ismail Qemali” për të studiuar.
 
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Leskaj e vuri theksin në projektet, që Partia Socialiste ka në drejtim të Arsimit, veçanërisht atij profesional, i cili duket se nuk po vlerësohet sa duhet.
 
Studentët shprehën shqetësimet e tyre, duke filluar që nga vështirësitë me të cilat përballen veçanërisht ata që vijnë nga zona të ndryshme të qarkut Vlorë e deri në pamundësitë për t’u punësuar pas përfundimit të studimeve.
 
"Arsimi mbetet prioritet i Partisë Socialiste nisur kjo nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet arsimi sot", theksoi Leskaj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)