VLORË – Kanditatja për deputete e PS-së në Vlorë, Valentina Leskaj ka zhvilluar dje një takim me punëtorët e Stabilimentit të përpunimit të prodhimeve të detit, por dhe të bretkosave në komunën Novoselë.
Leskaj u njoh nga afër me problemet me të cilat përballen sektorë të tillë në kushtet e indiferencës së plotë treguar nga qeveria, e cila jo vetëm nuk shfaq vëmendje ndaj fuqisë punëtore, por shpesh propagandon teorikisht mbi këtë kategori duke premtuar më shumë përkrahje, që në fakt deri tani ka munguar.
Leskaj pohoi se gjithçka do të ndryshojë pas 23 qershorit, duke pohuar se veçanërisht grave punëtore do t’u jepet më tepër prioritet. Partia në pushtet ka treguar indiferencë të plotë ndaj fuqisë punëtore, duke mos i favorizuar sa duhet për sa i përket kushteve të punës dhe hallkave, që i shoqërojnë ato, ndërsa në këtë pikë duhet përqendruar vëmendja e nevojshme në mënyrë që situata të vijë duke u përmirësuar.
Sipas Leskajt, jemi në kushtet e një ekonomie prodhuese, që ka nevojë urgjente të zgjerohet e të rrisë produktivitetin dhe efikasitetin me produkte cilësore, me përdorim afatgjatë, pasi mbështetje për ata sektorë prodhues që krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë, nxisin punësimin dhe zgjerojnë praninë e produkteve shqiptare në tregjet e eksportit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com