Leskaj në shtëpinë e të moshuarve në Vlorë: Pensionistët janë harruar, braktisur dhe nëpërkëmbur nga pushteti vendor dhe qendror

Leskaj në shtëpinë e të moshuarve në Vlorë: Pensionistët janë harruar, braktisur dhe nëpërkëmbur nga pushteti vendor dhe qendror

Kandidati për deputet Bujar Leskaj në shtëpinë e të moshuarve në Vlorë

VLORË- Drejtuesi Politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj ishte në qendrën Multifunksionale e të moshuarve dhe e pensionistëve, duke akuzuar se janë lënë të braktisur nga pushteti vendor e ai qendror.

Sipas tij, kjo gjendje e të moshuarve është një tregues se kjo qeveri duhet të ikë sa më shpejt.

“E dhimbshme të dëgjoje pensionistët, të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një jetë të tërë, të ndihen të braktisur nga shteti, pa përkrahje, pa solidaritet. E turpshme të dëgjoje nga kryetari i shoqatës, z. Selami Likaj, për harresën, injorimin, braktisjen e kësaj kategorie nga shteti këto tetë vite.

Gjendja e tyre është akuzë për këtë pushtet në ikje, për këta pushtetarë fasadash e mashtrimesh, që i gënjejnë pensionistët me premtime e lugë bosh.

Mungesë fondesh, ambiente të shkatërruara, të ftohta, pa ngrohje, pa pastrim, pa ujë të pijshëm, pa kushtet më minimale për këta njerëz të moshës së tretë që jetojnë në vetmi.  Kultura e një kombi dëshmohet tek respekti që tregon për të moshuarit; fytyra e një qeverisjeje dallohet tek trajtimi që u bën të moshuarve! E pra, në këto 8 vite të qeverisjes së këtij sekti, shqiptarët në përgjithësi dhe pensionistët në veçanti janë harruar, braktisur, nëpërkëmbur!" - u shpreh Leskaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë