Leskaj nënkryetarja 3 e Kuvendit 
Në 18 korrik PS analizë zgjedhjeve 

Leskaj nënkryetarja 3 e Kuvendit <br />Në 18 korrik PS analizë zgjedhjeve 
TIRANË - Partia Socialiste nuk humb kohë për analizën pas zgjedhore të saj, edhe pse rezultati i koalicionit që ajo drejtonte ishte pozitiv në pjesën dërrmuese të bashkive të vendit. Analiza do të nisë në datën 18 korrik, ku selia rozë do të mbledhë në Tiranë, Asamblenë Kombëtare të saj.  Në punimet e kësaj asambleje do të diskutohet procesi zgjedhor i sapombyllur, ku pritet të analizohet rezultati jo fort i mirë në disa zona, ku aleatët e majtë humbën.

Kjo asamble do të jetë një takim hyrës për atë më të rëndësishmin që pritet të mblidhet tre muaj më vonë, pra, në nëntor, kur PS do të mbledhë Kongresin e saj. Qëllimi i mbledhjes së Kongresit është procesi i ri organizativ i partisë. Në këtë mënyrë PS është e detyruar të ndryshojë numrin e degëve të saj në përputhje me ndarjen e re territoriale. Në nenin 16 dhe 17 të statutit të PS-së është përcaktuar zgjedhja e kryetarit të PS në Komunë dhe të kryetarit të PS në Bashki.

Ndërsa me ndarjen e re administrative kemi vetëm 61 bashki. Po ashtu në statutin e PS përcaktohet dhe zgjedhja e kryetarit të PS të rrethit, gjë që pritet të ketë sërish diskutim. Mësohet se edhe emrat, mund të ndryshojnë sipas performancës. Këtë gjë e ka bërë me dije edhe më herët kryeministri Rama, kur është shprehur se performanca zgjedhore do të jetë përcaktuese për karrierën politike të shumë prej drejtuesve të shtabeve, duke shtuar se ata që kanë pasur rezultate, do të marrin përgjegjësitë që meritojnë.

Leskaj nënkryetarja 3 e Kuvendit 
Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar ku përveç rendit të ditës, janë marrë disa vendime të rëndësishme duke filluar me zëvendësimin e postit të nënkryetarit të tretë, ku është propozuar emri i deputetes Valentina Leskaj.
 
Zonja Leskaj është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe është aprovuar menjëherë nga deputetët e pranishëm.
 
Gjithashtu është vendosur që në datën 18 korrik të mblidhet edhe Asambleja e partisë, për të diskutuar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe fillimin e procesit të riorganizimit, duke e përshtatur me ndarjen e re territoriale.
 
Në përfundim të mbledhjes ishte kryeministri  ka folur edhe për reformën në drejtësi duke lëshuar një batutë, se kjo reformë do të përfundojë brenda vitit. 

"Reforma në drejtësi o do të bëhet ose do të bëhet, nuk ka mundësi tjetër", tha Kreu i ekzekutivit

Ajo që ra në sy në këtë mbledhje ishte mungesa e deputetit Ben Blushi, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj kryeministrit Rama.
 
Redaksia Online
(o.b/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)