Leskaj: Rëra që po përdoret te
Lungomare po dëmton bregdetin

Leskaj: Rëra që po përdoret te<br />Lungomare po dëmton bregdetin
TIRANE - Deputetja e Vlorës, Valentina Leskaj ka shprehur dje kritika të forta në lidhje me mënyrën me të cilën po bëhen punimet për shëtitoren e Vlorës. Në replikën e saj me drejtorin e Fondit shqiptar të Zhvillimit Benet Beci, Leskaj kërkoi që të mbahet më shumë parasysh dëmet natyre që po i shkaktohen mjedisit. 

Pretendimet e deputetes të cilat u shprehën në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme, lidheshin me materialin që po përdoren për punimet e këtij investimi të rëndësishëm. Sipas Leskajt, rëra që po hidhet në Lungomare nuk është aspak cilësor, pasi është i përzier me dheun e kuq që merret nga fshati Xhuherinë. “Marrin shtufën e Xhuherinit dhe e hedhin në bregdet te Lungomare. Këtu ka dy probleme.

Duhet të dimë që aty ku nisim të ndërtojmë të mos shkatërrojmë, sepse rruga atje është komplet e shatërrar. Unë do tju ftoja të shkonit dhe ta shikonit në çfarë gjendjeje është. Së dyti do të doja të theksoja që ajo shtufa dhe ajo rërë nuk është e Vlorës. Bregdeti i Vlorës ka një rërë që të gjithë e dimë. Ajo është një rërë e kuqe e cila shpesh ka ngjyrosur edhe detin.

Ndaj dua tju them që ne nuk jemi në detin e kuq, ne jemi në detin jonian. Është gjë e mirë që po bëjmë Lungomaren, por jo të shkatërrojmë Vlorën”, deklaroi Leskaj. Sipas deputetes, shqetësimin për këtë ndotje që po i bëhet bregdetit ja kanë përcjellë edhe banorët e zonës të cilët kanë konstatuar ngjyrosjen e detit për shkak të rërës që po hidhet aty.

Ndërkohë që drejtori i Fondit shqiptar të Zhvillimit Benet Beci u shpreh se rëra që po përdoret për Lungomaren ka disa specifika fizike të përcaktuara nga projektuesit, të cilat po respektohen me rigorozitet dhe nuk do të shkaktojnë asnjë lloj ndotjeje në bregdetin e Vlorës.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve