Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Valentina Leskaj, rizgjidhet në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të KiE-së. Me datën 25 janar, në hapje të punimeve të sesionit të dimrit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, në Strasburg u zgjodh Presidenti i ri i Asamblesë Parlamentare z. Pedro Agramunt (EPP/CD). Në të njëjtën seancë znj. Valentina Leskaj, Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë u rizgjodh në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të KiE-së.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)