Leskaj: Rritje e bashkëpunimit 
me Bundestagun gjerman

Leskaj: Rritje e bashkëpunimit <br />me Bundestagun gjerman
TIRANE - Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj priti të martën një delegacion të Bundestagut gjerman, në kuadër të një programi të përbashkët mes dy parlamenteve.
 
Në një deklaratë për shtyp pas takimit, nënkryetarja Leskaj theksoi rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe, duke u shprehur për zgjerimin e mëtejshëm të tij.
 
“Në këtë kuadër theksoj si shumë të rëndësishme shkëmbimin e vizitave të kryetarëve të dy parlamenteve, por pa harruar rëndësinë e procesit të Berlinit, që i hapi rrugën një bashkëpunimi shumë të qëndrueshëm, i cili vijoi me atë të Vjenës”, tha Leskaj.

Duke u ndalur tek programi i përbashkët me parlamentin gjerman, nga i cili përfiton jo vetëm Shqipëria, por dhe vendet e tjera të rajonit, Leskaj tha se ai i jep mundësi rritjes së kapaciteteve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor.
 
“Në kuadër të këtij programi, Bundestagu gjerman ofron bursa për të rinj nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit për të bërë një praktikë prej pesë javësh në parlamentin gjerman, për t’u njohur me praktikën parlamentare dhe mënyrën si funksionon parlamenti atje. Për ne është shumë e rëndësishme kjo eksperiencë, e cila i sherben forcimit te kapaciteteve te parlamentit tonë”, tha nenkryetarja e Kuvendit.
 
Perfaqesuesja e Bundestagut, deputetja Petra Ernstberger, tha se programi i jep mundësi të rinjve për të bërë praktikën në parlamentin gjerman, por dhe për të marrë pjesë në seminare të ndryshme në Universitetin e Berlinit. Kjo praktikë, tha ajo, do t’i ndihmonte të rinjtë shqiptarë, që kur të kthehen në Shqipëri të jenë këtu aktivë, në zhvillimin e vlerave të shoqërisë së tyre.
 
“Njëra anë e këtij programi është puna konkrete që do të zhvillohet në zyrat e deputetëve ndërsa ana tjetër do të jetë pjesëmarrja në seminare të ndryshme të universiteteve në Berlin sikurse dhe mundësia që u jepet kursantëve për të marrë pjesë në takimet me elektoratin. Jam optimiste dhe e entuziazmuar për potencialin, dijet dhe aftësisë që kanë ofruar këta kandidatë. Kjo është e ardhmja e shoqërisë sonë dhe unë shpresoj që të gjithë këta rinj që do të kenë mundësinë e qëndrimit në Bundestagun gjerman të kthehen në Shqipëri me përvojën e mbledhur atje dhe të jenë këtu më pas aktivë në zhvillimin e vlerave të shoqërisë së tyre. Ky vend ka shanse të mëdha, por ka njëkohësisht edhe sfida të mëdha për të zgjidhur dhe për të përmbushur. Dëshiroj t’i uroj vendit tuaj një bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Ne jemi miq të Shqipërisë”, theksoi znj. Petra Ernstberger.  /ATSH/

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe