Leskaj takim me komunitetin çam në Vlorë: Do bëjmë të mundur ndryshimin, PD me program të qartë qeverisës

Leskaj takim me komunitetin çam në Vlorë: Do bëjmë të mundur ndryshimin, PD me program të qartë qeverisës

Drejtuesi politik i PD në Vlorë, Bujar Leskaj

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj ka zhvilluar sot një takim me komunitetin Çam. Në fjalën e tij, Leskaj tha se komuniteti çam është i diskriminuar sot, ndërsa i bëri ftesë atyre që të votojnë Partinë Demokratike "për të mbrojtur interesat e vlonjatëve" dhe për të bërë të mundur ndryshimin.

Ai tha se PD kanë një program të qartë, që kryefjalë ka anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur të Shqipërisë në BE.  

"Më shumë se kurrë, njësoj si në 22 mars 1992, të gjithë duhet të mbështesim PD, të gjithë ne, duhet të mbrojmë interesat e vlonjatëve, të komunitetit Çam, të vazhdojmë traditat e deputetëve të Vlorës, Ne sot jemi në diskriminim të plotë që qeveria Rama u ka bërë lagjeve tona, në veçanti lagjeve të vjetra që janë pa rrugë të shtruara, pa furnizim me energji elektrike dhe ujë. kjo ka ardhur për faktin se ju jeni me origjinë çame, se mbështesni PD, se ky sekt kujdeset dhe e percepton Vlorën vetëm fasadë, me projekt edhe riprojekte ku qëllimi i vërtetë është të grabisë fondet. Ne kemi një vizion, një program të plotë për alternativën tonë që ka objektiv madhorë anëtarësimin në BE. Ne do e realizojmë këtë. Kjo qeveri ky sekt do tentoj të grabisë deri më 24 prill", u shpreh Leskaj.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baci: 17/04/2021 09:37

    Tja rruash mir Bukarit se e njeh gjithe Shqiperia ca Bujari eshte.5 mandate mer ne Vlore

    Përgjigju
  • shumbini: 16/04/2021 18:05

    Bujar LECKA je nje hajdut i ndyre dhe ne Vlore do fitosh koqet e balos...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë