Leskaj: Veliaj i duhuri për Tiranën
Emigrimi? Shkak është ekonomia

Leskaj: Veliaj i duhuri për Tiranën<br />Emigrimi? Shkak është ekonomia
TIRANE - Deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj në një intervistë për televizionin A1Report flet për situatën e krijuar për shkak të largimeve nga disa zonave të vendit, drejt Bashkimit Europian sidomos në Gjermani, por gjithashtu edhe për zgjedhjet lokale. Zonja Leskaj argumenton se Erjon Veliaj është kandidati i duhur për kryeqytetin, ndërsa emri i tij u përzgjodh pas një procesi të gjerë, me sondazhe dhe teste.

"Ka qene nje proces qe ka kaluar neper filtra testesh dhe sondazhesh qe ka rezultuar ne nje kandidat me nje pelqueshmeri te larte. Nese do te me pyesni mua personalisht natyrisht do te thoja qe Erjon Veliaj është nje kandidat shume i mire per Tiranen dhe padiskutim qe jam shume besimplote qe Tiranes do t'i jape ate qe meriton" - u shpreh Valentina Leskaj.
 
Leskaj argumenton se janë dy arsye që lidhen me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm per sa i perket largimeve nga vendi. Në lidhje me problemin e brendshëm zonja Leskaj arsyeton se lidhen me punësimin dhe ekonominë dhe prandaj duhen marrë masa që të garantohet zgjidhje e qëndrueshme, duke riparë modelin ekonomik. Për shkaqet e jashtme ajo argumenton se vjen për shkak të trafikantëve ndërkombëtarë.

"Sa i takon çeshtjes se punesimit natyrisht duhen marre masa te cilat garantojne zgjidhje te perhershme, te qendrueshme sepse per mua ceshtja e emigracionit nuk eshte thjesht policimi, dhe dua ta theksoj kete nuk eshte thjesht ceshtje kufijsh. Policia jone per hir te se vertetes ka bere nje pune shume te mire dhe ka qene shume e alertuar sa i takon kesaj ceshtje, por natyrisht nuk eshte zgjidhje perfundimtare. Zgjidhja e qendrueshme eshte ekonomia, duhet para modeli ekonomik, nje model ekonomik qe gjeneron punesim", tha zonja Leskaj.

Akuzat se këto largime janë shtuar 2 vitet e fundit, për zonjën Leskaj janë të pavërteta dhe kjo duket qartë, edhe nga shifrat zyrtare, ku largimet kanë filluar në 2010 dhe janë intensifikuar deri në 2013.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në