Letër ankesë, banorët:
Si abuzohet me asistencën

Letër ankesë, banorët: <br />Si abuzohet me asistencën
LEZHE-  Rreth 150 familje të komunës Selitë-Mirditë të qarkut Lezhës, denoncojnë me anë të një letre të hapur të dërguar në redaksinë e "Shqiptarja.com" shkeljet e shumta dhe flagrante që bëhen nga drejtuesit vendorë të tyre. Duke nisur që nga ndihma ekonomike, ujësjellësi e deri tek te pagat e administratorëve, ku sipas tyre, gjysma rezultojnë fiktivë.

"Ne që po ju shqetësojmë jemi banorë të komunës Selitë-Mirditë të qarkut Lezhë. Kërkojmë të investigohet për pagat e administratorëve, dyshojmë se gjysma janë emra fiktivë dhe pagat përvetësohen nga drejtuesit. Dyshohet se është tërheq dhe paga e anëtarit të këshillit të qarkut, pavarësisht se nënkryetari nuk ka qenë këshilltarë as dhe i komunës së tij", thonë ata.

Më tej, në letrën e tyre ata ndalen te abuzimet me ndihmën ekonomike. "Çuditërisht në borderotë e ndihmës ekonomike figurojnë rreth 200 familje, ku realisht, në territorin e komunës Selitë-Mirditë kanë mbetur rreth 150 familje", - shpjegojnë ata. Banorët thonë në lertën e tyre se për këto abuzime ata i kanë drejtukërkuar ndihmë edhe Kontrollit të Lartë, i cili pas inspektimeve ka konstatuar shkelje dhe ndonëse kanë rekomanduar masa për përgjegjësin e zyrës së ndihmës ekonomike, ajo ka përfunduar duke hequr nga puna punonjësin e zyrës postare.

 "Në letra figuron dhe një ujësjellës ku paguhen dy punonjës dhe madje i paguajnë dhe CEZ-it energjinë gjoja të harxhuar, (ujësjellësi i qytetit Kurbnesh ka qenë me elektopompa), ka rreth 6 vjet e deri më sot aty nuk egziston as gjë dhe nuk ka as dhe një pikë ujë për qytetarët e mbetur. Në Urakë është instaluar një elektopompë trefazore e fuqishëme që ushqehet me kabllin e pompave të ujësjellësit, nga ku përcjell ujë për të vaditur tokat e kryetarit të komunës dhe të dy punonjësëve të "ujësjellësit të qytetit", që jan të afërm të kryetarit të komunës, pra e kan tokën në një bllok. Dyshohet se energja e harxhuar nga kjo elektropompë paguhet nga subvencionet e shtetit që janë dedikuar ujësjellësit", - thonë ata në letrën e gjatë dërguar në "Shqiptarja.com".

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje