Në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur kjo letër. Denoncimi është i firmosur, por autori kërkon të ruajë anonimatin, pasi ka frikë. Ne nuk po publikojmë as emrin e personit që akuzohet për krime të rënda pasi nuk jemi në gjendje të verifikojmë se sa e bazuar është kjo akuzë që polici bën. I takon ta bëjë ministri Bujar Nishani dhe Prokuroria. Ne presim një reagim prej tyre. Ndërkohë lexuesit mund të gjykojnë vetë.
Mirëmbrëma drejtues të kësaj gazete kaq serioze, por dhe kaq të dobishme për njerëz të papushtetshëm përballë njerëzve të veshur me pushtet nga korrupsioni. Unë jam një ish-punonjës policie i komisariatit Nr.X në Tiranë. Para një muaji më kanë pushuar prej pune për arsye se hetova një aktivitet të paligjshëm, i cili ka lulëzuar para 5 vitesh dhe shefat e komisariatit ndër vite janë në dijeni, por nuk veprojnë pasi personi u jep rryshfet për të mbyllur njërin sy.
Historia është e kësaj natyre. Një ditë, në rruge operative, zbulova se në zonën që unë mbuloja si inspektor krimesh kishte lulëzuar një aktivitet kriminal me disa lloj tendencash, pra një person ushtron aktivitetin e fajdeve, aktivitetin e trafikimit të automjeteve pasi lidheshin njëra me tjetrën fajde plus trafikim. Isha i ri në këtë komisariat pasi tre muaj kisha që isha transferuar në këtë zonë dhe si i ri më duhej ta mësoja mirë problematikën e zonës.
Ashtu si e përmenda pak më lart, një ditë normale pune më erdhi një infomacion se në afërsi të UFO-s afër Ministrisë së Drejtësisë, afër një lokali me emrin Y një person i cili quhet X.X. ushtron një aktivitet kriminal. Nisa të hetoj dhe më tej, por gjatë një muaj hetimi zbulova shumë gjëra, të cilat do t’i them edhe këtu. E para është se personi kishte një person pranë prokurorisë që e mbulon dhe informon per çdo lëvizje të prokurorisë dhe policisë gjyqësore, por dhe një person tjetër pranë organeve tatimore, i cili bën të mundur që të mos ngrihet padi ndaj X nga organet tatimore pasi ky do ishte dhe fundi i tij si fajdexhi.
Në hetim zbulova dhe mënyrën si operon, ka tre deri në gjashtë sekserë të cilët i sigurojnë klintelën dhe secili sekser që i siguron klient ai e paguan në një shumë prej 100 eurosh: kur një klient shkon pranë fajdexhiut për të kërkuar një shumë të caktuar fajdexhiu ja jep me dy kushte: e para, të ketë ose tapinë e shtëpisë dhe një automjet të cilin duhet ta lerë peng. Nëse le peng një automjet, shuma që të jepet nuk është më e madhe se 3.000 mijë euro dhe ka një afat prej një muaj me një fitim prej një mijë euro. Pra, brenda një muaji nëse nuk i ke dhënë shumën që i ke marrë hua së bashku me përqindjen që në total bëjnë 4 .000 mije euro X. sekuestron automjetin dhe e shet në treg të zi për një shumë akoma më të lartë. Pra X. trafikon automjete, ja një tjeter shkelje.
Nëse si klient kerkon një shumë më të madhe, 20 mijë euro, X. duhet t’i japësh peng tapinë e shtëpisë, por shuma që do i japësh mbas tre muajsh është 25 mijë euro. Pra zotëria fiton 5 mijë euro sikur të jetë pronar banke.
Të dashur drejtues të kesaj gazete më dhatë një shpresë dhe kurajo të paktën të infomohet opinioni publik se çfarë ndodh në polici. Do ju lutesha shumë të mos jepnit emrin pasi nuk e di se c’mund të më ndodhë. Do ju kërkoja që ta merrnit në konsideratë këtë informacion pasi ndoshta dhe vetë ju mund të pyesni pse ekziston ky fenomen te ne? Dhe unë ju garantoj se të gjitha çfarë ju kam shkruar janë të vërteta. Me shpresën se kam dhënë një informacion të dobishëm për ju dhe për publikun ju përshëndes përzemërsisht.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com