Testet e provimit të gjuhë letërsisë do të rishikohen, por nuk do të ndryshojë vlerësimi. Kështu shprehen maturantët, pas takimit që kanë patur mëngjesin e së hënës me autoritete të ministrisë së Arsimit. Të rinjtë shprehen të irrituar për vlerësimin që ju është bërë, pasi mendojnë që ai është i gabuar, duke e bazuar atë dhe në përgjigjet e çelësit që ka publikuar vetë ministria e Arsimit dhe Sportit. Në deklaratat e tyre maturantët thonë se gjatë testimit edhe është kopjuar. Edhe këtë vit maturantët nuk kanë të drejtë të ankimojnë për vlerësimin e tyre, por kanë të drejtë që t’ju rishikohen testet në rast se konstatohen gabime njerëzore në vlerësim. Ndërkohë vlerësimi i çdo teze, bëhet nga tre grupe vlerësuesish.
/Shqiptarja.com







