Letër kërcënuese për bombë
në avionin e linjës Tiranë-Vjenë

Letër kërcënuese për bombë<br />në avionin e linjës Tiranë-Vjenë
TIRANË - Të 85 pasagjerët e linjës Tiranë-Vjenë janë vënë në panik gjatë udhëtimit të kryer mesditën e djeshme me avionin e linjës Austrian Airlines në bordin e OS 848 Airbus.

Gjetja e një letre kërcënuese, se në bordin e avionit ndodhej një bombë, ka alarmuar stafin e avionit, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet e sigurisë, ndërsa avioni ndodhej 20 min larg aeroportit të Vjenës. 

Në pamundësi për të ndërhyrë, autoritetet austriake kanë krijuar një pistë uljeje emergjence për avionin, i cili mbërrinte nga Tirana dhe pasi kanë kontrolluar me imtësi çdo pasgjer, bagazh dhe ambjentet e avionit ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë lëndë plasëse.

Ngjarja konfirmohet për mediat austriake nga zëdhënësi i kompanisë austriake, William Baldia, ndërsa policia e Rinasit, e kontaktuar nga "A1Report", pranon që ka pasur një kontroll të veçantë mbi këtë linjë, pasi është e njëjta, ku 3 javë më parë u dha tjetër sinjal për një bomë, por nuk u gjet asgjë, qoftë edhe letra kërcënuese, që gjetën autoritetet austriake.

Aktualisht kanë nisur hetimet, ndërsa linjat me Turqinë janë kthyer në precedentin e dytë për autoritetet shqiptare, duke alarmuar jo vetëm policinë këtu, por dhe homologët europianë, siç ka ndodhur ditën e djeshme në hapësirën ajrore austriake.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin