Letonia shprehet e gatshme që të ndihmojë Kosovën në proceset e saj integruese dhe të zgjerojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Kështu ka thënë ambasadori i Letonisë në Çeki, jorezident për Kosovën, Alberts Sarkanis gjatë një takimi me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.
Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke theksuar nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Ajo tha se ndihma e Letonisë në procesin e integrimeve evropiane për Kosovën, përmes shkëmbimit të përvojës, është e rëndësishme, me qëllim të përafrimit të vendit me BE-në. /KosovaPress/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com