Letra, Arvizu: Pa të
vërtetën s’ka drejtësi

Letra, Arvizu: Pa të <br />vërtetën s’ka drejtësi
TIRANË - Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së Aleks Nikës, që humbi jetën një vit më parë në demonstratën e 21 janarit.
“Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju dhe përsecilin prej anëtarëve të familjes suaj për humbjen e Aleksit. Ndërmjet shumë sfidave që na duhet të kapërcejmë në jetë, humbja e një personi të dashur, baba, bashkëshort, vëlla, bir është më e vështira për t’u përballuar”, shprehet Arvizu në fillim të letrës Arvizu.
Në letrën e tij, Arvizu shprehet se SHBA kanë ngulmuar për hetimin e vrasjeve, ndërsa pohon se pa të vërtetën e kësaj ngjarje, nuk mund të ketë drejtësi.“Besojmë se është e domosdoshme që ata që ishin përgjegjës të japin llogari për veprimet e tyre. Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi. Ju lutem dijeni se SHBA do të punojnë pa u lodhur për të mbështetur kauzën e drejtësisë në Shqipëri”, shkruan Arvizu, duke vijuar më tej: “SHBA i kanë mbështetur fuqimisht përpjekjet e zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme për të zhvilluar një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës, pa ndërhyrje politike, për të zbuluar dhe nxjerrë të vërtetën mbi ngjarjet e 21 janarit 2011”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët