"Letra", Braho dëshmon në
Prokurori, ikën në kundravajtje 

Prokurori, ikën në kundravajtje ">
TIRANE - Mungesa e dy oficerëve të Drejtorisë së Policisë Tiranë që janë ngarkuar nga prokuroria për verifikimeve për një plan destabilizimi në Shqipëri, ka bërë që Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, të paraqitet për të dëshmuar jo në polici, por në prokurori. Braho është marrë në pyetje nga prokuroria Antoneta Sevdarasi, ku për rreth 90 minuta ai ka shpjegur të gjitha informatat që kishte marrë në cilësinë e kreut të komisionit të sigurisë, për një plan destabilizimi të jetës politike dhe rendit në Shqipëri.

Deputeti Braho rreth orës 16:30 minuta është paraqitur pranë sportelit të prokurorisë, ku është pritur nga drejtuesi i akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha për disa minuta. Më pas, deputeti Braho është drejtuar pranë zyrës së prokurores Antoneta Sevdari, e cila po heton prej muajsh të arrestuarin Kastriot Ismailaj dhe aferën e tij me kompaninë “CEZ-shpërndarja”. Në letrën e datës 27 shtator ai paralajmëronte për një plan nga deputeti Tom Doshi dhe ish-ministri Dritan Prifti që duan të destabilizojnë Shqipërinë.

makina spartak braho

I qendron Letres
Por pavarësisht kësaj, Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho edhe para prokurores i ka qëndruar besnik letrës së tij, duke kërkuar nga prokuroria të mos lejoj që i dyshuari Kastriot Ismailaj të manipulohet për të akuzuar kryetarin e Kuvendit Ilir Meta si të përfshirë në aferën e CEZ-shpërndarjes dhe kompanisë DIA. Burimet thonë se deputeti i LSI-së nuk ka dhënë detaje për burimin e informacionit, mbi bazën e të cilave ka renditur letrën për krerët e institucioneve. 60 minuta pasi ka hyrë në prokurori, deputeti Braho doli prej saj nga dera dytësore, duke mos pranuar të bëj komente për mediat. Për të favorizuar shmangien e tij nga mediat, Prokuroria e Tiranës i krijoi komoditetin që edhe makina e tij personale të hyjë brenda oborrit të institucionit për të marrë deputetin Braho. 

​Në dalje të institucionit, shoferi i tij, shkeli rregullat e qarkullimit rrugore, duke ecur në drejtimin e kundërt, ku është i ndaluar kalimi. Furgoni që transportonte fëmijët e një shkolle, u detyrua t’i hap rrugën makinës së kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Deshmite e tjera dhe letra
Më parë në Prokurori kanë dëshmuar protagonistë të tjerë të përmëndur në letër apo dhe në dijeni të saj si deputeti socialist Tom Doshi Dritan Prifti, dhe gruaja e Kastriot Ismailaj.

Në letër kreu i Komisionit të Sigurisë kombëtare, hedh hije dyshime se deputeti i Shkodrës, Tom Doshi dhe ish­-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, po
përpiqen për destabilizimin e vendit duke organizuar një komplot sipas tij ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Ndër të tjera, në letër Braho flet për një takim të deputetit socialist Doshi megruan e administratorit të DIA-s Vojsava Ismailaj ku sipas tij Tom Doshi, gruas i është bërë presion nga Doshi, me qëllim që i shoqi i saj të dëshmojë kundëe kreut të Kuvendit.

Të dy, si Doshi ashtu dhe Vojsava Ismailaj nuk e kanë mohuar se janë takuar por kanë mohuar kategorikisht një presion apo kërcënim duke shtuar se ata janë takuar se njoheshin prej kohësh. Ismailaj tha se kërcënimi po i bëhet nga shtetit, që bashkëshorti i saj të tërhiqet nga gjyqi në Arbitrazhin e Vjenës dhe jo nga Tom Doshi.

Ndërkohë kujtojmë këtu se një javë pas publikimit të letrës ku kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho sinjalizoi institucionet zyrtare për rrezikun e destabilitetit në vend ky i fundit qartëson se situata është e qetë. Pas takimit kokë më kokë të kryeministrit Rama me aleatin e tij Ilir Meta, kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, deklaron se destabiliteti politik po qetësohet.

 “Ka filluar të qetësohet destabilizimi”, -tha shkurtimisht Braho.

makina spartak braho

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt