Letra denoncuese/ Fyen deputetët 
 Gjeneral Ahmetaj rrezikon lirimin
PDF- Letra e Komisionit për Kodhelin

Letra denoncuese/ Fyen deputetët <br /> Gjeneral Ahmetaj rrezikon lirimin<br />PDF- Letra e Komisionit për Kodhelin
TIRANË - Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho i është drejtuar me një letër ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ku kërkon ndëshkimin dhe vënien para ligjit të Pirro Ahmetajt, këshilltarit ushtarak të Presidenti Nishani. Dy ditë më parë Gjenerali i Brigadës Ahmetaj ka bërë deklarata të forta dhe fyese kundër deputetëve anëtarë të këtij komisioni parlamentar duke i identifikuar ata si “ish-sigurimsa, aleanca e kriminelëve, medikokër”....
 
Letra, të cilën Shqiptarja.com e siguron, i shkon për dijeni edhe kreut të shtetit Bujar Nishani dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.
 
“Znj. Ministre, duke qenë se prononcimet publike të Ushtarakut Aktiv Gjeneral Brigade Pirro Ahmetaj vijnë në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe me ligjet në Republikën e Shqipërisë, me ligjet që normojnë veprimtarinë dhe drejtimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kërkojmë: Nisjen e procedurave disiplinore për ushtarakun Pirro Ahmetaj me gradë Gjeneral Brigade, me detyrë Këshilltar Ushtarak pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore si dhe marrjen e masave që parashikon ligji në këto”

Braho e vë në dijeni ministren për deklaratat e Ahmetajt jashtë etikës së ushtarakut, të cilat lidhen me kundërshtinë e tij ndaj votave pro që deputetët e mazhorancës kanë dhënë për ligjet e reformës së mbrojtjes. Këto janë bërë shkak për përplasje të vazhdueshme mes institucionit të Presidentt dhe mazhiorancës së majtë, ligje të cilat kreu i shtetit i ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend.
 
Në deklaratën e tij Ahmetaj e quan qasje sovjetikësh të aleancës së kriminelëve, sigurimsave dhe qelbësirave, votimin në Kuvend me 72 nga 100 vota të këtyre ligjeve.

“Prononcimin publik të mbushur me mllef haptazi politik, e konsiderojmë ngjarje të rëndë dhe shkelje të paprecedentë te marrëdhënieve institucionale, shkelje të rëndë të legjislacionit shqiptar në fuqi, të statusit të ushtarakut, të etikës dhe ligjit për depolitizimin, si fyerje dhe shpifje ndaj veprimtarisë së Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe deputetëve të tij. Eshtë i pakuptueshëm njëkohësisht burimi i këtij “frymëzimi”, motivet të cilat i vlerësojmë se bien në kundërshtim të hapur me funksionet dhe detyrën që ai kryen si këshilltar pranë Presidentit të Republikës”, vlerëson Braho në letrën drejtuar ministres së Mbrojtjes.

Braho kërkon gjithashtu që Pirro Ahmetaj të thirret nga Presidenti dhe të sqaroj përmajtjen e deklaratave të tij.

Me një gjuhë edhe më fyese, Ahmetaj i quan “mostra” deputetët që kanë votuar pro këtyre ligjeve, dhe kërcënon se nuk do të vonojë shumë që ata të përgjigjen “për të gjithë këtë histori turpi dhe arrogancë staliniste mbi sistemin e sigurisë dhe qasjen bolshevike me asetet strategjike të mbrojtjes”.

““Konfirmoj se në Komisionin e Sigurisë Kombëtare-gati gjysma janë ish-oficer dhe Kryetarë Dege të Sigurimit dhe Hetuesisë Kriminale të Shtetit (që me diploma falso janë konvertuar “Juridiks” dhe Doktorë Shkencash”… dhe pjesa tjetër mediokër deri për t’u mëshiruar (që vënë syze miopi për t’u dukur intelektualë)…Ky komision, dhe jo vetëm, do të futet në historinë e Parlamentit dhe reformave të mbrojtjes si komisioni i turpit, kriminelëve dhe perversëve”, citohet në letrën drejtuar Kodhelit, deklarata e këshilltarit ushtarak të Presidentit Nishani.

Ne "mllefin" e tij kundër deputetëve që kanë votuar pro ligjeve që Nishani i ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Ahmetaj shkon edhe më tej duke përmendur emra konkret si Armando Prenga, Mark Frroku, Pirro Lutaj, Paulin Stërkaj te cilet i quan bandite, dhe 8 deputetë të tjerë (për të cilët këshilltari ushtarak i Nishanit nuk jep emrat), të cilët sipas tij janë me rekorde kriminale dhe disa ish-ushtarakë mediokër deri në perversitet. 
 
Braho sqaron se deklaratë është bërë publike në mediat sociale dhe më tej në shtypin e shkruar më 7 shtator të këtij viti. Ndërkohë sot rezulton se Ahmetaj e ka fshirë statusin nga faqja e tij në Facebook.

Letra qe siguron Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open