Letra e BE për ligjin e Teatrit, Veliaj: Kush kërkoi përgjigje, tani e ka

Pas deklaratës së Brukselit se Ligji për Teatrin që u miratua në Shqipëri nuk shkel asnjë marrëveshje me BE-në, një reagim ka ardhur nga kryebashkiaku Veliaj.

Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se kjo është një ditë e re për Tiranën dhe një mbështetje masive për progresin.

Një ditë e re për Tiranën! Një mbështetje masive për progresin! Një Teatër i Ri për Kryeqytetin Europian! Lajm i shkëlqyer! Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengoje progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe me të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, lë të bashkohemi dhe të ecim perpara.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

Ligji për Teatrin Kombëtar që u miratua nga shumica në fund të sesionit të kaluar parlamentar mes shumë debateve nga opozita u kthye në fund të korrikut nga Presidenti Meta për rishqyrtim, ndërsa aktualisht ndodhet në Kuvend, por pas përgjigjes nga Brukseli pritet që të amendohet për të hapur garën edhe për kompani të tjera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja