Disa ditë para shtrimit të tij në spital, George H. W. Bush, i cili është një prej ish presidentëve amerikan dhe babai i ish presidentit, George W. Bush, i ka dërguar një letër presidentit të zgjedhur të SHBA-së, duke i treguar Trump arsyen e mungesës së tij, në ceremoninë e inaugurimit më 20 janar.
Në letrën e tij, George Bush, i ka bërë të ditur presidentit të ardhshëm të Amerikës se do të mungojë për arsye shëndetësore dhe i ofron ndihmën e tij nëse Trump do të ketë nevojë.

(Letra e shkruar nga ish presidenti, George H.W. Bush, për Trump)
Letra që George Bush i ka shkruar Trumpit:
I dashur Donald,
Barbaras dhe mua na vjen shumë keq që s’mund të marrim pjesë në inaugurimin tënd më 20 janar. Mjeku më ka thënë se qëndrimi jashtë në janar më çon në varr me siguri. Të njëjtën gjë kanë thënë edhe për Barbaran. Prandaj, ne jemi të detyruar të rrimë në Teksas.
Por,do të jemi me ty dhe vendin me shpirt. Dëshiroj që të dish se të uroj shumë sukses teksa nis këtë rrugë të mrekullueshme të udhëheqjes së vendit tonë madhështor. Nëse ndihma ime do të të nevojitet ndonjëherë, të lutem më thuaj.
Gjithë të mirat,
George
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com